☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.27 ▲1.29%
ARI 4,385 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,753 ▲ +4.15% ETH $2,151 ▲ +5.29% XRP $1.4313 ▲ +3.76% SOL $91.3600 ▲ +6.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.27 ▲1.29 % ARI 4,385 ▼0.5 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.27 ▲1.29 % ARI 4,385 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mogherini: Kosova tashmë është Evropë

 “Kosova është Evropë dhe jemi duke punuar për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, tha sot në Prishtinë Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, zëvendëspresidente e komisionit evropian, Federica Mogherini, pas takimit së bashku me Komisionerin për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos me kryeministrin Isa Mustafa.

Sot kemi bërë hap shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Jam e lumtur që qytetarët e këtij vendi janë pjesë e Evropës sepse e di që gjatë e keni pritur”, tha Mogherini.

Mogherini u shpreh se bashkë me institucionet e vendit do të punojnë për integrimin e Kosovës në BE.

Kryeministri i Kosovë, Mustafa tha se “Kosova ka nevojë për Evropën dhe Evropa do jetë më e plotë me Kosovën”.

“Biseduam për proceset e tjera integruese të Kosovës, për përkushtimin për luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj terrorizmit, duke forcuar marrëdhëniet me fqinjët”, theksoi Mustafa.

E ardhmja e Kosovës, shtoi ai, është në gjirin e Evropës. “Sa i takon liberalizmit të vizave është një arritje e madhe nga ana e Kosovës. Ky vendim historik për ne i hap perspektivën Kosovës. Kemi biseduar edhe për forcimin e marrëdhënieve me fqinjët, por Serbia duhet të heqë dorë nga pengesa që po i bënë Kosovës, duke tentuar ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare u shpreh se “Serbia duhet të heqë dorë nga pengesa që po i bënë Kosovës, duke tentuar ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Një ditë pasi Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët kosovarë, dy zyrtarët e lartë të BE-së mbërritën rreth mesditës në Prishtinë dhe do takohen edhe me krerë të tjerë të shtetit, Presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Në Kuvendin e Kosovës, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, do të pritet e flasë edhe në një seancë solemne. Adresimi i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë /Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është e vetmja pikë në axhendë.

“Krenare me propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Mogherini në tëitter dje duke paralajmëruar vizitën në Prishtinë “për të festuar dhe punuar për rrugën përpara”.

Mogherini dhe Avramopulos janë pritur në Aeroportin e Prishtinës nga Përfaqësuesi i BE në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, me përfaqësues të tjerë të qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini është ndërmjetësuese e udhëheqëse e dialogut të nivelit të lartë kryeministror drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd në Bruksel, ku janë zhvilluar 30 raunde. Ajo pason Baroneshën Catherine Ashton.

Takimi i parë kryeministror Kosovë-Serbi në Bruksel është zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa raundi i fundit në 27 janar 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.