Europa
Momenti kur Hollande mëson se vendi po sulmohej (Foto)
Ky është momenti kur presidenti francez, Francois Hollande, mëson se vendi i tij ishte duke u sulmuar.
Presidenti po shihte ndeshjen mes Francës dhe Gjermanisë në “Stade de France”, kur truproja përkulet dhe i tregon për kaosin në Paris.
Hollande u evakuua nga stadiumi pasi u dëgjua shpërthimi i parë, ndërkohë që dhjetëra mijëra fansa brohorisnin të pa shqetësuar në stadium.
Më pas Hollande shihet duke bërë një telefonatë në dhomën e sigurisë në stadium, pesë minuta pas shpërthimit të dytë kamikaz.
Pamjet tregojnë se si shpërthimet dëgjohen edhe brenda në stadium, por fansat fillimisht nuk e dinin se çfarë ishte kjo zhurmë.