roze

Monarkitë më të pasura të Europës

Kohët moderne nuk janë ditët e mbretërve dhe mbretëreshave dhe ato pak familje që kanë mbetur, të paktën në vendet perëndimore ruajnë një rol simbolik, pa kompetenca në qeverisjen e vendeve, ose me kompetenca tejet të kufizuara.

1421341259familjamonakoMegjithatë, mungesa e këtyre kompetencave nuk i ka penguar këto familje monarke që të vendosin mënjanë në formë trashëgimie të vëna ndër vite pasuri marramendëse.

E kur mendohet për familjen mbretërore më të pasur shumëkujt me të drejtë mund t’i shkojë mendja tek familja britanike. Por gabohen. Më poshtë një listë e monarkëve më të pasur europianë sipas “Forbes”, listë në të cilën do të gjeni emra që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë më parë, por që përballë pasurisë së tyre, edhe vetë Mbretëresha Elizabet duket e varfër.

Në vendin e parë rënditet familja mbretërore e Lihtenshtejnit. Vendi i vogël është shtëpi e Princit Hans-Adam II. Pasuria e tij llogaritet në rreth 7 miliard euro, të ardhura kryesisht nga aktivitetet bankare, pronat e paluajtshme dhe koleksione arti.

Por jo vetëm kaq. Familja zotëron edhe “LGT Group”, një kompani bankare dhe menaxhuese e aseteve në mbarë botën, investimet e së cilës përllogariten deri në 55 miliard euro.

Në vendin e dytë rënditet familja mbretërore e Principatës së Monakos, pasuria e të cilës përllogaritet në rreth 900 milion euro, pa përfshirë këtu pronat e paluajtshme dhe koleksionet artistike dhe të makinave që ka.

Jo larg Lihtenshtejnit e Monakos ndodhet Holanda, vendi i familjes më të vogël mbretërore në Europë, por jo më pak e kushtueshmja, përkundrazi është më e shtrenjta. Shpenzimet vjetore të Mbretit Willem-Alexander dhe Mbretëreshës Maxima u kushtojnë afërsisht 40 milion euro në vit taksapaguesve holandezë.

Më në jug, Spanja është një tjetër monarki, ku familja mbretërore ka imunitet ndaj krizës financiare që ka prekur miliona spanjollë. Mbreti Filip and Mbretëresha Letizia zotërojnë “Zarzuela Palace”, në një prej zonave më piktoreske të Madridit. Që të kenë një pallat mbretëror, deri këtu s’ka asgjë të keqe, por me 3418 dhoma të tij, rezidenca e monarkëve spanjollë ‘ofendohet’ ta quash pallat.

Në Suedi jeton familja mbretërore më e pasur e Skandinavisë dhe e pesta më e pasur në gjithë Europën, e drejtuar nga Mbreti Carl XVI Gustaf. Kanë një pasuri prej 37 milion eurosh dhe një pallat mbretëror prej 600 dhomash.

Dalëngadalë kemi zbritur në zonën e monarkëve më të varfër që nis me familjen mbretërore norvegjeze. Mbreti Harald ka “vetëm” 12 milion euro pasuri dhe të ardhurat modeste që merr nga buxheti i qeverisë, shkojnë kryesisht për mbulimin e shpenzimeve të djalit të tij, Princit Haakon dhe bashkëshortes së tij, Mette-Marit.

Sa i takon rezidencave, familja mbretërore norvegjeze ka shtatë mundësi zgjedhje, e njëra më piktoreske se tjetra, përfshirë këtu edhe Pallatin Mbretëror në Oslo.

Më i pasuri nga të gjithë, ndoshta është Albert, Princi i Thurmit, por ky futet në listën e monarkëve që nuk drejtojnë asnjë vend. Albert trashëgoi ‘fronin’ e dinastisë pas vdekjes së të atit, Johani në vitin 1990. Kjo familje mbretërore gjermane është tepër aktive në aktivitetet ekonomike duke zotëruar prona të paluajtshme, përfshi edhe 30 mijë hektarë pyje në Gjermani, pasuri që përllogaritet në 3 miliard euro, shuma që bëjnë që Princi 31-vjeçar t’i ushtrohet i qetë pasionit të tij për garat duke qenë pilot në “German GT Championship”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button