roze

Monica Lewinsky: Ja çmimi që pagova për “turpin”

Keni përpara një grua, e cila ka qëndruar në heshtje për një dekadë. Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar, por vetëm së fundmi. Para disa muajve, unë mbajta fjalimin tim të parë publik në “Forbes”, me të rinj nën 30 vjeç. Më të vegjlit e të cilëve, në vitin 1998 duhen të kenë qenë vetëm 14. Dhe me siguri, që ata më kanë njohur përmes këngëve “Rap”.

1429202583MONIKA-LEWINSKI-TED_19E për çudi, atë mbrëmje diçka më surprizoi. Ndërkohë që isha 41, një 27-vjeçar pas fjalimit më mbuloi me komplimente. Mund të ndihesha sërish 22 vjeçe. Por më besoni, ndoshta jam i vetmi person mbi të 40-at, që nuk dua kurrë më të jem 22. Në atë moshë, unë rashë në dashuri me shefin tim. Dhe kur arrita 24 vjeç, përjetova pasoja të tmerrshme për shkak të marrëdhënies sime.

Besoj që shumë prej jush mund të kenë bërë të njëjtin gabim në moshën time, por në dalllim nga ju, personi me të cilin unë u dashurova ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një stuhi gjigante mediatike dhe politike më përfshiu. Për fatin tim të keq, skandali përkoi me lulëzimin e revolucionit dixhital. Brenda një nate, unë u shndërrova nga një figurë private, në personin publik më të poshtëruar anekënd botës.

Dua të ndaj këtë eksperiencë të 1998-s me ju, sepse unë humba reputacionin tim dhe dinjitetin. Humba thuajse çdo gjë, gati edhe jetën.

Po flisja në telefon me nënën time në vitin 2010 dhe po diskutonim mbi rastin e një djali të ri, Tyler Clement, i cili u filmua fshehtazi nga shoku i tij i dhomës, gjatë një marrëdhënieje intime me një shok tjetër. Imagjinoni, atë vit mediet sociale ishin në kulmin e tyre. Për shkak të bujës së madhe, që lajmi bëri në botën virtuale, Tyler vrau veten duke u hedhur nga ura “George Washington”. Ai ishte 18 vjeç.

Mamaja ime u mbush me dhimbje, ndërkohë që flisnim dhe unë munda të kujtoj, që ajo po rijetonte edhe njëherë vitin 1998, atë kohë kur ajo më detyronte të lija hapur derën e banjës, ndërsa bëja dush, më qëndronte çdo natë në shtrat dhe më ndiqte kudo, si hije.

Sot, shumë prindër nuk kanë mundësinë t’i shpëtojnë të dashurit e tyre. Shumë prej tyre kanë mësuar për vuajtjet e fëmijëve, atëherë kur ka qenë shumë vonë.

Ne flasim shumë për lirinë e të shprehurit, por kemi nevojë të flasim edhe më shumë për përgjegjësinë e lirisë së të shprehurit.

Të gjithë duam të dëgjohemi, por duhet të kuptojmë diferencën midis të folurit qëllimisht dhe të folurit për të tërhequr vëmendje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button