☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,587 ▼0.38%
DOW 46,449 ▼0.47%
NASDAQ 21,868 ▼0.58%
NAFTA 114.81 ▲2.14%
ARI 4,685 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,339 ▼ -2.54% ETH $2,088 ▼ -3.38% XRP $1.3026 ▼ -3.38% SOL $79.0100 ▼ -3.81%
S&P 500 6,587 ▼0.38 % DOW 46,449 ▼0.47 % NASDAQ 21,868 ▼0.58 % NAFTA 114.81 ▲2.14 % ARI 4,685 ▼0 % S&P 500 6,587 ▼0.38 % DOW 46,449 ▼0.47 % NASDAQ 21,868 ▼0.58 % NAFTA 114.81 ▲2.14 % ARI 4,685 ▼0 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Moody’s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme në nivelin B1

moodysKonsolidimi fiskal i ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe marrëveshja 3-vjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar kanë balancuar përkeqësimin fiskal të vendit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Qershor të vitit 2013.

Ky është raporti i analizës vjetore për kreditin e Shqipërisë të publikuar nga Agjencia Moody’s. Masat e reja ofrojnë një përgjigje të rëndësishme kundrejt rënies së forcës fiskale, veçanërisht në lidhje me gjenerimin e të ardhurave. Agjencia Moody’s ka mbajtur të pandryshuar nivelin B1 për Shqipërinë, me këndvështrim të “qendrueshëm”. Analiza kreditore e Moody’s është një raport vjetor dhe nuk përbën një veprim përsa i përket vlerësimit. Në Qershor të këtij vit, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe Moody’s e cilëson si një zhvillim pozitiv.
Sipas agjencisë, Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe në reformën gjyqësore, edhe pse procesi i “konvergjencës” me standardet e Bashkimit Europian është ende i gjatë. Moody’s pret efekte të tjera pozitive me integrimin në Bashkimin Europian, që ka vërtetuar se është një faktor i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.
Qeveria Shqiptare po punon ngushtë me institucionet ndërkombëtare për të përmirësuar elasticitetin e strukturës së brendshme të borxhit, që përbëhet nga një maturitet mesatar afatshkurtër dhe nga një varësi e madhe nga sistemi bankar vendas. Gjithashtu, sistemi është i ngarkuar me vëllime të mëdha të kredive me probleme. Për më tëper, reformat gjithëpërfshirëse të Shqipërisë në sektorin energjetik, që do të zbatohen me mbështetjen e Bankës Botërore, janë thelbësore në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në parandalimin e “grumbullimit” të borxheve.
Opinion për nivelin B1 të Shqipërisë është “i qendrueshëm”. Progresi në lidhje me reformat strukturore, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti i gjyqësorit, do të rezultojë në përmirësimin e konkurrencës dhe në rritjen e tërheqjes së bizneseve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.