☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.52 ▼0.02%
ARI 4,658 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,079 ▲ +2.91% ETH $2,128 ▲ +3.48% XRP $1.3376 ▲ +1.81% SOL $82.0100 ▲ +1.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Mos çelja e negociatave/ Rama zbulon takimin: Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë për dialog

Edhe një herë kryeministri Edi Rama tha se mos çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian erdhi si pasojë e politikave të brendshme dhe nismës së Francës për të ndryshuar të gjithë procesin e zgjerimit. Kreu i qeverisë tha se kanë nisur tashmë takimet dhe dialogu edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për detajet e këtij procesi reformues. Kreu i qeverisë tha se kushtet e Bundestagut gjerman janë udhërrëfyes për të ecur përpara.“Si dëshmitar i gjithë procesit mund të dëshmoj versionin tim, që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në KE që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë, dhe Francës dhe një grupi të vogël shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet BE.Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat. Janë thirrur për dialog për mënyrën sesi sipas Francës duhet rikonfiguruar i gjithë procesi. Pavarësisht se çfarë bëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që ka 14 vjet që pret, vendimmarrja ishte fryt i një politike të brendshme që ka krijuar një divergjencë, dhe ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjencë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.