Libri

Mos dashuro kurrë një poet

Nga Robert Lowell

Një poet nuk duhet të bjerë kurrë në dashuri me një poet tjetër. Dashuria mes tyre është po aq e rrezikshme sa një lojë kumari. Ata duhet t’i dorëzohen të njëjtës skenë dhe si dy aktorë duhet të luajnë rolet më të mira, pasi të dy i dinë të metat e kësaj ndjenje dhe të dy do të duhet ta ushqejnë sa më gjatë iluzionin. Por shumë prej tyre nuk kanë mundur ta shmangin këtë. Kutia postare e historisë së letërsisë është e mbushur me letra dashurie mes njerëzve të njohur. Pirandelo i ka shkruar pafund Marta Abba, Gautier i shprehej se s’mund të jetonte pa të Karlotë Grisi … Sa e sa sonete Shekspiri mendohet se i ka shkruar për një grua … Por në fund dashuria është një ushqim i mirë për letërsinë. “Fjalë në ajër” është një libër që përmban një koleksion me letra dashurie mes poetëve Robert Lowell dhe Elizabeth Bishop, letra që nisin nga takimi i tyre i parë në një darkë në vitin 1947 deri disa javë para ndarjes nga jeta të poetit. Letra që kanë përshkruar kontinente apo oqeane, duke i bërë të ndjeheshin bashkë përmes atyre fjalëve që mbanin në dorë në një copë letër.

tumblr_m380q2L0uA1r62zy2
Janë 459 letra që Elizabeth Bishop ia dërgonte të dashurit, që mbajnë brenda jo vetëm ndjesitë e tyre për njëri-tjetrin, por dhe një bashkëbisedim për poezinë, konceptet e reja letrare dhe atë çfarë ndodhte me letërsinë e viteve ku jetuan.” Gjithçka çfarë dua është të shkruaj vetëm për ty”, i shkruante Lowell
Ajo ishte 36 vjeçe kur e pa për herë të parë, ndërsa ai 30. Djaloshi i gjatë, i veshur me një xhaketë të bardhë, do ta bënte për vete me një vështrim. Elizabeth sapo kishte botuar librin e saj të parë me poezi, ndërsa Lowell kishte marrë çmimin “Pulitzer”. “Ndjeva frikë dhe një dridhërimë …”, do të shprehej Elizabeth më vonë. “Kur Lowell u shfaq në mbrëmje, unë e desha atë me shikim të parë. Droja ime papritur u zhduk dhe nisëm të flisnim në të njëjtën kohë. Kjo ishte hera e parë që unë flisja me dikë menjëherë, se si ishte të shkruaje poezi, çfarë mendoja dhe çuditërisht ngjasonte një bisedë tepër e lehtë. Ishte sikur po shkëmbenim receta për të bërë një kek”, shkruan Elizabeth. Bashkë me Ted Hugher, Silvia Plazh, Bishop dhe Lowell janë dy nga poetët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ata nuk u martuan me njëri-tjetrin, por marrëdhënia mes tyre nuk përfundoi asnjëherë, pavarësisht martesa të dështuara të Lowell. Por ata do të bëheshin dy dashnorë, jo vetëm në jetën private, por edhe në art. Me një të shkuar të përbashkët, të dy kishin pasur një fëmijëri të vështirë, Bishop dhe Lowell nuk do të ndalnin së kërkuari njëri-tjetrin, pavarësisht sa larg shkonin. “Më duket se po e kaloj jetën duke të humbur”, shkruante Lowell, në një nga letrat. Për shumë kritikë këto nuk janë vetëm letra dashurie, por dhe një koleksion i mrekullueshëm poemash. Pasi në to gjen vargje tepër të ndjera. Ata ishin të pranishëm gjithnjë në jetën e njëri-tjetrit për 30 vjet rresht, pavarësisht ku ndodheshin. Robert shprehej se nuk mund të bënte pa të dhe se kthimet tek Elizabeth ishin orët që donte.
Robert Lowell lindi në Boston më 1917-n, ndërsa studimet i ndoqi në Harvard dhe u diplomua në Kenyun Collage më 1940-n. Karrierën si pedagog e shkrimtar e nisi në Universitetin e Harvardit. Gjatë viteve 1947-1948 punoi si këshilltar i poezisë pranë Bibliotekës së Kongresit. Elizabeth ka qëndruar gjithashtu një vit në Uashington si konsulente për poezinë pranë Bibliotekës së Kongresit. Lowell, fitues i një sërë çmimesh letrare, çmimit “Pulitzer” më 1971, çmimin Kombëtar të Librit më 1960-n, çmimin “Kopernik” më 1974-n, çmimin “Bollingen” të poezisë së përkthyer, si dhe çmimin e kritikës më 1978-n.
Karriera e Robert Lowell kaloi në tri shkallë. Poezia e hershme e ngjeshur, e errët dhe komplekse u ndikua hapur nga krijimtaria e personaliteteve të tilla, si John Crowe Ransom dhe Alan Tate, poetë dhe kritikë të njohur të kohës që mund të quhen dhe si mentorët e tij të parë në rrugën e poezisë. I dalë nga një traditë shpirtërore kristiane e hershme, nga një traditë e fuqishme poetike angleze, nga simbolizmi frëng dhe tradita historike etike e Anglisë së re, ato poezi u shkruan prej një të riu me ndjeshmëri të rrallë, në një kohë kur poezia e Eliotit ishte e gjithëpushtetshme në Amerikë. Në librin “studime jete”, një nga librat më të shitur të tij, Lowell, ngjizi me sukses mëtimin e ethshëm e formal të poetëve të Anglisë së Re, me vizionet kulturore dhe shpirtërore të Eliotit. Sipas kritikës, strukturimi i këtij libri ka ndjekur shenjat e kulturës perëndimore. Në një prej poezive të tij më të mira “Ora e qelbësit”, të cilën ia kushton Bishop ai shkruan, “Molisje e stinës … I rropatet mendja ime”. Dy poetët ndikuan dhe në stilin e njëri-tjetrit, duke shkuar drejt një poezie ku vargu ishte thjesht vazhdim i historisë dhe dritës që i kishte ngjizur. Vëllimin e tij të fundit poetik “ditë pas dite” e ka botuar më 1977-n, pikërisht vitin që do të ndahej nga jeta. Duket sikur me këtë libër poeti kishte parandier fundin e tij, pasi libri ka shumë dhembje. Elizabeth do të ndahej nga jeta dy vjet pas tij më 1979-n.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button