🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.54 ▼1.43%
ARI 4,234 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,903 ▲ +1.13% ETH $2,544 ▲ +1.58% XRP $1.4086 ▲ +0.74% SOL $111.4900 ▲ +1.4%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.54 ▼1.43 % ARI 4,234 ▲0.41 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.54 ▼1.43 % ARI 4,234 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Mos prisni perfeksion nga PD”, Këlliçi: Jemi ende duke u organizuar. Pas dy javësh do ta shihni…

Duke folur për procesin e brendshëm zgjedhor, deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ishte i ftuar në Opinion, pranoi se procesi i zgjedhjeve në PD nuk ishte perfekt.

Ai u shpreh se “nuk mund të presësh perfeksion nga opozita”, sidomos në kushtet ku ndodhet, megjithatë më tej ai paralajmëroi se riorganizimi në PD nuk do të përfundojë me zgjedhjet e së shtunës.

“Nuk ka përfunduar me këtë votëbesim procesi në PD i zgjedhjeve apo i riorganizimit. Në datë 30 maj, ditën e shtunë, ju do të keni Kuvendin Kombëtar që do të fokusohet në dy drejtime, në riorganizimin, që është kryefjalë e këtij Kuvendi që do ta dëgjoni. Pra do kemi një formulë të re, një platformë të re e cila është përgatitur së bashku me Institutin Republikan Amerikan dhe me fondacionin suedez Jarl Hjalmarson Foundation, për të paraqitur një platformë tejet moderne e kontemporane të vlerësimit të performancës të çdo niveli drejtues në PD, duke filluar nga kryetari i saj.

Dhe më pas do të shihni edhe pjesën e digjitalizimit të PD-së dhe pjesën e riorganizimit të brendshëm që do të mbyllet me ripërtëritjen që ndodh pas 2 javësh. Çfarë do të thotë? Pas 2 javësh do të jenë zgjedhjet për të gjitha forumet e larta drejtuese, ku edhe pyetja juaj, me të drejtë, do të marrë përgjigje. Ku do të shihni, jam i bindur, shumë kandidatura të reja, shumë të rinj, shumë të reja që do të marrin patjetër pjesë në garë, të rinj deri në 35-vjeç. Të garantoj që do të ketë një hapje shumë të madhe!”, tha Këlliçi.

Sjellim ndërmend se të shtunën e datës 23 maj, demokratët iu drejtuan kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për konfirmimin ose jo të Berishës në krye të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të votimit në orën 19:00, Berisha u rikonfirmua në krye të partisë me 37 mijë e 341 vota pro. Ai mori 1 mijë e 55 vota “kundër” dhe 506 abstenim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.