Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.82 ▲4.67%
ARI 4,788 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,310 ▲ +1.37% ETH $2,212 ▲ +0.1% XRP $1.3568 ▲ +0.68% SOL $84.1200 ▲ +1.08%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.82 ▲4.67 % ARI 4,788 ▲0.23 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.82 ▲4.67 % ARI 4,788 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Mosdekretimi i Cakajt, Meta: Nuk ndihem i kërcënuar!

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në News 24 ka folur edhe për ‘konfliktin’ mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë, i pasuar nga mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Presidenti Meta, u shpreh se pavarësisht deklaratave të tij, nuk ndihet i kërcënuar, ndërsa argumenton edhe mbrojtjen që i siguron Kushtetuta, si kryetar i shtetit.

“Nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por dhe për arsyet e tjera që lidhen me gjithë historinë e origjinën time. Në radhë të parë ata që kërcënojnë Presidentin e Republikës, duhet ta dinë se është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri nga Kushtetuta. Kushtetuta e thotë qartë, që është më i mbrojturi.

Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë).

Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë dhe pushteti të gënjen të tundon. Dëshira për të marrë sa më shumë pushtet për mund të cënojë institucionet.

Kryeministri nuk e gëzon një mbrojtje të tillë, mund të zgjidhet me 71 vota dhe të shkarkohet me 71 vota. Ndërsa Presidenti duhet të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni i shumicës dhe zgjidhet për të shmangur krizat”, u shpreh Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.