Bota

MOSKË- Putin kritikon ashpër Perëndimin: Qëllimi nuk është të pushtojmë Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po e nxit Ukrainën drejt gjakderdhjes rreth tre javë pas luftës.

Gjatë një takimi në Moskë lidhur me situatën sociale dhe ekonomike në vend, Putin tha se qeveritë perëndimore kishin furnizuar Ukrainën me armë dhe informacione dhe gjithashtu kishin dërguar mercenarë.

“Megjithatë, Moska nuk do të lejojë që Ukraina të bëhet një terren për agresion kundër Rusisë”, tha ai.

Udhëheqësi i Kremlinit mbrojti pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj. “Të gjitha opsionet diplomatike janë ezauruar”, tha Putin.

Putin këmbënguli se prania e trupave ruse pranë Kievit apo qyteteve të tjera nuk do të thotë se ata do të pushtojnë Ukrainën. “Nuk është ky objektivi jonë”, shtoi ai.

Perëndimi i është përgjigjur luftës me sanksione të paprecedenta kundër Moskës, por Putin tha se ekonomia ruse do t’i përshtatet masave.

“Plani i një sulmi ekonomik kundër Rusisë nuk do të funksionojë, tha ai, ndërsa i premtoi popullatës ruse ndihmë ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button