Moda
Motra e Paris Hilton martohet me fustan 75 mijë dollarë
Motra e Paris Hilton, Nicky është martuar dje me James Rothschild.
E reja pasuria e të cilës vlerësohet milionëshe është martuar me anglez shumë të pasur në Valentino ndërkaq fustani i saj vlerësohet të kushtojë 75 mijë dollarë.
Nicky nga hoteli ka dalë e përcjellë nga babai Richard ndërkaq me të u panë edhe Paris Hilton dhe nëna Kety.
Paris ishte shoqëruese kryesore e nuses dhe ajo kishte veshur një fustan blu.
Dasma dhe festa janë mbajtur në Pallatin Kensigton dhe nuk ka dyshim se kjo dasmë është më ekstravagante e këtij viti.