Ekonomia

MPOS: Sistemi i propozuar për TVSH, totalisht një platformë teknologjike

bbbMPOS: Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve…Pasi Ministria e Financave bëri të ditur dje nismën e ndërmarrë prej saj për një Partneritet Publik Privat, në fushën e administrimit tatimor, shoqëria që ka dërguar propozimin e pakërkuar MPOS, ka sqaruar projektin e saj.

Projekti i propozuar dhe i pakërkuar, në 2014, mban emrin VAT Collection Enhancement System. Burimet nga kompania pohojnë se këtu emri është transformuar në një mënyrë që lë të kuptohet sikur partneri privat në këtë PPP do të mbledhe vetë dorazi apo nëpërmjet një sistemi elektronik TVSH-në.

Së pari: “Asgjë e tillë nuk qëndron. Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.

Së dyti, sqaron kompania, sistemi zëvendeson dhe zgjeron sistemin aktual të deklarimeve fiskale. Sistemi aktual quhet Nexus. Ky sistem operohet prej disa vitesh në DPT dhe është sistemi në të cilin kasat aktuale fiskale deklarojnë të dhënat ditore. “Ky sistem ka patur shumë mangësira si dhe ka rezultuar me probleme të shumta teknike. Sistemi i propozuar ka si qëllim eliminimin e këtyre problemeve.

Së treti, sistemi zgjeron gamën e pajisjeve fiskale që do të mund të deklarojnë të dhëna fiskale (transaksione biznesesh).

Së katërti, sistemi i propozuar është konform me direktivat e TVSH-së së Bashkimit Europian!

Së pesti, sistemi përfshin në brendësi dhe platformën e lojes promocionale së kuponit tatimor në dy forma: të përjavshme dhe të çastit.

Së gjashti, skema e shpërblimit të partnerit privat është ndryshe nga çfare është paraqitur sot në media.
Partneri privat do të shpërblehet me një perqindje të rritjes së TVSH-s në baze viti mbi kuoten e 11%”, përfundojnë burimet nga kompania.

Faqja e internetit e kompanisë, mpos.al është në ndërtim.

Ministria e Financave deklaroi sot se do të japë administrimin e TVSH me koncension të formës Partneritet- Publik Privat. Zv ministria e Financave Irena Beqiraj ka shpjeguar se koncesioni do të jepet me garë të hapur dhe ka qellim përmirësimin e procedurës se mbledhjes së tatimit. Ajo pohoi se ka nje propozim të pakërkuar nga kompania MPOS, por do të hapet tender, i cili do të shpallet në Financial Times. Koncensioni do të jepet për një periudhë dhjetë vjeçare. Investimi i projektit është 9.57 mln euro ndërsa u bë e ditur se kosto e operimit do të jetë 8.2 mln euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button