🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,593 ▲0.52%
DOW 51,613 ▲1.83%
NASDAQ 26,889 ▲0.13%
NAFTA 93.26 ▼2.87%
ARI 4,509 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,633 ▼ -3.51% ETH $1,771 ▼ -3.08% XRP $1.1739 ▼ -3.65% SOL $69.1200 ▼ -5.13%
S&P 500 7,593 ▲0.52 % DOW 51,613 ▲1.83 % NASDAQ 26,889 ▲0.13 % NAFTA 93.26 ▼2.87 % ARI 4,509 ▲0.95 % S&P 500 7,593 ▲0.52 % DOW 51,613 ▲1.83 % NASDAQ 26,889 ▲0.13 % NAFTA 93.26 ▼2.87 % ARI 4,509 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Shqipëria duhet të vijojë zbatimin e reformave që synojnë rimëkëmbjen e stabilitetit makro-fiskal

b Gjatë seminarit të organizuar nga Banka Botërore u theksua nevoja e një strategjie ekonomike për rezultate të qëndrueshme në uljen e varfërisë dhe arritjen e një mirëqenie të përbashkët në Shqipëri, e cila të gjenerojë përfitime ekonomike dhe punësim.

“Shqipëria ka nevojë të rigjenerojë dhe ribalancojë rritjen ekonomike, për të kaluar nga modeli i vjetër i rritjes së udhëhequr nga konsumi, drejt atij të prirë nga investimet dhe eksportet. Reformat në këtë drejtim kanë filluar të japin përfitimet e para”, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë Rajonale për Europën Juglindore.

Pas goditjes nga kriza globale financiare e 2008, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5 përqind për vitet 2016-17. Reformat kryesore në fushat e energjisë, pensioneve dhe shlyerja e detyrimeve publike të prapambetura kanë dhënë rezultatet e para. Deficiti fiskal po ngushtohet dhe borxhi publik ka marrë rrugën e stabilizimit. Ulja e humbjeve dhe përmirësimet në mbledhjen e pagesave të energjisë, si dhe reforma e pensioneve po përmirësojnë stabilitietin fiskal dhe atë social të Shqipërisë.

“Krahas përpjekjeve për rritje të qëndrueshme, reformat duhet gjithashtu të marrin parasysh gjithëpërfshirjen dhe ndikimin që ato mund të kenë në uljen e varfërisë”, tha Ana Revenga, Drejtoreshë e Përgjithshme për Varfërinë dhe Barazinë. Kjo kërkon përmirësimin e cilësisë dhe përfshirjes në tregun e punës me qëllim eliminimin e barrierave për tregun formal të punës, si dhe shërbime publike më eficiente. Vijimi i zbatimit të politikave të shëndosha fiskale, që mbajnë parasysh ndikimin mbi varfërinë dhe pabarazinë, do të siguronte përfitime afatgjata në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë.

Në të ardhmen, Shqipëria duhet vijojë zbatimin e reformave që synojnë rimëkëmbjen e stabilitetit makro-fiskal, për të siguruar përfitime për të gjithë nga rritja ekonomike, për të nxitur përfshirjen dhe rritjen e sektorit privat. Shfrytëzimi i potencialeve të sektorit privat dhe kontributi i tij në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike, ka nevojë për një mjedis institucional dhe biznesi sa më të mirë, transparencë dhe mirëqeverisje.

Banka Botërorë mbështet 9 projekte në Shqipëri me një shumë totale prej 544 milionë dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.