🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.82 ▼4.63%
ARI 4,016 ▼3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,785 ▼ -2.68% ETH $1,613 ▼ -2.97% XRP $1.0706 ▼ -3.04% SOL $67.4700 ▼ -2.12%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.82 ▼4.63 % ARI 4,016 ▼3.22 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.82 ▼4.63 % ARI 4,016 ▼3.22 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kosova

MSH mirëpret raportin e ZKA-së për pasqyrat financiare të vitit 2025

Ministria e Shëndetësisë ka mirëpritur publikimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore 2025 nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas njoftimit të Ministria e Shëndetësisë, raporti ka dhënë opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare, duke vlerësuar se ato paraqesin një pasqyrë të drejtë dhe janë në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

“Raporti konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar opinion të pamodifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore, që nënkupton se pasqyrat financiare paraqesin një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se transaksionet buxhetore janë kryer në përputhje me kriteret ligjore, përveç disa çështjeve të identifikuara për përmirësim.

“Përveç çështjeve të identifikuara në raport, transaksionet e kryera në procesin e ekzekutimit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, thuhet më tej.

Ministria ka theksuar se i trajton me prioritet rekomandimet e auditorit dhe do të ndërmarrë veprime për adresimin e tyre.

“MSH i trajton çdo herë me prioritet të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e auditorit dhe do të ndërmarrë veprime për adresimin e tyre në afatet e përcaktuara”, thuhet në reagim.

Sipas ministrisë, gjatë auditimit është konstatuar se janë zbatuar plotësisht edhe rekomandimet kryesore nga viti paraprak, gjë që sipas saj tregon për përmirësim të kontrollit të brendshëm dhe transparencës.

“Ka dëshmuar përkushtimin institucional për forcimin e kontrollit të brendshëm, rritjen e transparencës dhe avancimin e llogaridhënies”, thekson Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.