☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Murakami flet për dashurinë, shkrimin dhe Nobelin

Për të qenë më afër lexuesit, shkrimtari i mirënjohur japonez Haruki Murakami hapi ueb faqen, Vendi i zotëri Murakamit, ku adhuruesit mund të publikonin pyetje deri më 31 janar.

Murakami-flet-për-dashurinë-shkrimin-dhe-NobelinMurakami tani ka filluar të përgjigjet në çështje si martesa mes homoseksualëve, gjasat për Nobel dhe çështje të tjera. Në vijim mund t’i shihni disa nga përgjigjet e tij.

I pyetur se çfarë për mendon për martesën midis homoseksualëve, Murakami tha se kishte shumë miq homoseksualë të martuar.

“Të gjithë po duken shumë të lumtur që janë martuar. Kjo më ka gëzuar. Prandaj, jam pro martesës midis gjinisë së njëjtë”, ka thënë ai.

Një tjetër lexues e pyeti për procesin e të dashuruarit.

“Në thelb, është një përplasje e rastësishme. Është e paparashikueshme dhe e pashmangshme. Prandaj, gjithnjë vëreni rripin e sigurimit”, ka shkruar Murakami. Dikush tjetër e pyeti shkrimtarin e “Norwegian Wood” se si mund të përmirësohen aftësitë në të shkruar.

“Talenti për të shkruar është i ngjashëm me artin e të bërit një vajzë për vete. Mund të përmirësohesh deri diku nëse e ushtron, por në thelb, ose ke lindur me të, ose jo”, ka thënë ai.

Ndër librat e tij të preferuar është “Sanshiro” nga Natsume Soseki, kurse gjithashtu lavdëroi “Goldfinch” të Dona Tartt, fituese e çmimit Man Booker.

Në përgjigje të tjera, Murakami shprehu irritimin me ata që e cilësojnë si të nominuar për Nobel, kur nominime të tilla nuk ekzistojnë zyrtarisht.

Ai deklaroi se është një adhurues i madh i kompanisë Apple dhe produkteve të tyre. Murakami do të vazhdojë të përgjigjet deri në muajin mars.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.