Murtaja një armë biologjike në Rusi? Përgjigjet Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar situatën e përhapjes së dyshuar të murtajës në Rusi. I pyetur nëse murtaja në Rusi mund të jetë krijuar si armë biologjike, Trump deklaroi se Moska se situata është nën kontroll teksa theksoi që shpreson që të jetë ashtu.
Diskutimi në konferencën e Trump me gazetarët:
Pyetje: A është murtaja në Rusi një armë biologjike?
Trump: Ne nuk mendojmë kështu, por do ta zbulojmë së shpejti. Por nuk mendojmë kështu. Dhe po t’i dëgjosh ata, është nën kontroll, e dini. Njerëzit e kanë thënë këtë edhe më parë për gjëra të tjera, kështu që shpresojmë të jetë ashtu. Shumë e sofistikuar, shumë e mençur. Dhe ata po thonë se është shumë nën kontroll. Kështu që shpresojmë që jo, Peter.
Pyetje: A po merrni të njëjtën përshtypje nga Rusia tani, siç morët nga Kina në fillim të COVID-it?
Trump: Kina nuk foli shumë, dhe as Rusia nuk po flet shumë. Por ata thonë se e kanë situatën plotësisht nën kontroll.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.