Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,729 ▼0.31%
DOW 53,806 ▼0.31%
NASDAQ 26,435 ▼0.64%
NAFTA 83.26 ▲1.38%
ARI 4,423 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,356 ▼ -1.02% ETH $1,869 ▼ -0.47% XRP $1.0118 ▼ -0.84% SOL $75.2800 ▼ -1.01%
S&P 500 7,729 ▼0.31 % DOW 53,806 ▼0.31 % NASDAQ 26,435 ▼0.64 % NAFTA 83.26 ▲1.38 % ARI 4,423 ▲0.08 % S&P 500 7,729 ▼0.31 % DOW 53,806 ▼0.31 % NASDAQ 26,435 ▼0.64 % NAFTA 83.26 ▲1.38 % ARI 4,423 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Mustafa kërkon koalicion LVV-PDK: Kosova nuk ka më kohë për të pritur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për krijimin e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, duke argumentuar se vendit i nevojitet bashkëpunimi i forcave të mëdha politike për të tejkaluar situatën aktuale.

Në një postim të titulluar “Koalicioni për normalitet”, Mustafa ka ftuar drejtuesit e dy subjekteve politike që të ulen në një tryezë dhe t’i lënë mënjanë përplasjet e deritanishme.

“Të nderuar kryetarë të PDK-së dhe të LVV-së, ju ftoj të uleni në një tryezë. Jo si kundërshtarë, jo si rivalë, por si burra shteti që kanë për detyrë t’ua lënë fëmijëve tanë një Kosovë më të mirë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se Kosova nuk është pronë e asnjë partie dhe se dallimet e së kaluarës nuk duhet ta pengojnë të ardhmen e vendit.

“Unë nuk po ju kërkoj të harroni të kaluarën. Unë po ju kërkoj të mos lejoni që e kaluara t’ju mbajë peng të ardhmes. Ne nuk kemi kohë për inate, nuk kemi kohë për hakmarrje dhe as për ‘nëse’ apo ‘por’”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Duke iu referuar përvojës së tij politike, Mustafa ka përmendur edhe koalicionin e mëparshëm PDK-LDK, për të cilin ka thënë se dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet forcave të mëdha mund të funksionojë pavarësisht dallimeve politike.

Ai ka renditur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ndërtimin e autostradave dhe investimet në shkolla, spitale e ura si disa prej zhvillimeve të periudhës së bashkëqeverisjes së partive të mëdha.

“Prandaj e di: koalicionet e mëdha nuk janë luks, janë domosdoshmëri shtetërore”, ka theksuar Mustafa.

Deputeti i PDK-së ka shprehur shqetësim edhe për situatën politike, largimin e të rinjve nga vendi dhe pasojat që, sipas tij, sjellin ciklet e vazhdueshme zgjedhore dhe mungesa e bashkëpunimit.

“Kam parë cikle të pafundme zgjedhore. Kam parë deputetë që betohen për mandat, e pastaj shkojnë sërish në zgjedhje pa lënë asnjë gjurmë apo kontribut”, ka deklaruar ai.

Mustafa u ka kërkuar LVV-së dhe PDK-së që diskutimet t’i përqendrojnë te çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Le t’i lëmë mënjanë egot. Le t’i lëmë mënjanë fjalët e ndezura të së kaluarës. Le të flasim për rrugët, për shkollat, për spitalet dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Në përfundim, Mustafa është shprehur i gatshëm që përvojën e tij ta vërë në funksion të një marrëveshjeje mes dy partive.

“Kosova nuk ka më kohë për të pritur. Unë jam gati të jap të gjithë përvojën time për këtë bashkim. A jeni gati edhe ju?”, ka përfunduar Mustafa.

Ndryshe, qëndrimi i Kryesisë së PDK-së ka qenë për të qëndruar në opozitë dhe nuk i është përgjigjur ftestes së liderit të LVV-së për takim.

Vazhdimi i seancës konstituive është ndëprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë të Albin Kurtit nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.