Mustafa: Kosova e Serbia, mos t’i bëjnë pengesë njëra–tjetrës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon në çështjet konkrete të cilat do t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë në mënyrë që as Kosova dhe as Serbia mos t’i bëjnë pengesë njëra-tjetrës gjatë integrimit në Bashkimin Evropian.
Pjesë e normalizimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, sipas Mustafës është edhe marrëveshja e fundit për drejtësinë, në mënyrë që në fund të krejt normalizimit të bëhet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.
Ai këto komente i bëri gjatë takimit të kabinetit qeveritar me komisionerin e BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Mustafa u ndal edhe te migrimi ilegal dhe angazhimet për t’i kthyer të imigruarit, gjithnjë duke krijuar kushte për ta dhe për një zhvillim ekonomik.