☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,772 ▲0.63%
DOW 51,265 ▲0.17%
NASDAQ 27,435 ▲0.9%
NAFTA 90.21 ▼0.99%
ARI 4,157 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,310 ▼ -0.02% ETH $2,699 ▼ -0.18% XRP $1.4937 ▼ -0.47% SOL $119.6500 ▼ -1.71%
S&P 500 7,772 ▲0.63 % DOW 51,265 ▲0.17 % NASDAQ 27,435 ▲0.9 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,157 ▼0.13 % S&P 500 7,772 ▲0.63 % DOW 51,265 ▲0.17 % NASDAQ 27,435 ▲0.9 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,157 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mustafa mohon përçarjet në LDK me Përparim Ramën: Prishtinën e kemi fituar dhe po e qeverisim së bashku

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka mohuar se ekzistojnë përplasje apo pakënaqësi mes LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas zhvillimeve të fundit rreth koalicioneve në kryeqytet.

Në “Përballje Podcast”, Mustafa tha se LDK-ja dhe Rama kanë fituar së bashku Prishtinën dhe vazhdojnë ta qeverisin bashkë, ndërsa vendimet për koalicionet komunale i takojnë vetë kryetarit të komunës.

“LDK-ja së bashku me Përparim Ramën e kemi fitu Prishtinën edhe para katër vjetëve edhe tash në vitin e kalum… është një ekip i përbashkët”, deklaroi Mustafa.

Debati për raportet mes Ramës dhe LDK-së u rikthye pasi PDK-ja njoftoi publikisht për një koalicion në Prishtinë, ndërsa më pas pati reagime nga zyrtarë të LDK-së se partia nuk kishte marrëveshje zyrtare me PDK-në.

Mustafa tha se nuk bëhej fjalë për distancim nga Rama, por vetëm për sqarim të mënyrës së funksionimit të koalicioneve lokale.

“Nuk ishte distancim, ishte shpjegim… në nivel komunal koalicionet i bën kryetari i komunës”, u shpreh ai.

Sipas tij, Përparim Rama ka ndërtuar një formacion politik për ta udhëhequr komunën gjatë mandatit katërvjeçar, por kjo nuk nënkupton koalicion formal të LDK-së me partitë tjera në nivel partie.

“Si parti politike nuk kemi një koalicion me partitë tjera në Prishtinë… por natyrisht zoti Rama si kryetar i komunës ka bërë një formacion politik për të udhëheqë komunën për katër vjet”, deklaroi Mustafa.

I pyetur nëse ekziston ndonjë përplasje mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Përparim Ramës, Mustafa e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

“Jo, jo, s’ka as të mëdha, as të vogla… s’ka përplasje e pakënaqësi”, tha ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.