Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.14%
DOW 46,532 ▲0.06%
NASDAQ 21,924 ▲0.21%
NAFTA 114.12 ▲2.31%
ARI 4,684 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,596 ▲ +3.38% ETH $2,136 ▲ +3.63% XRP $1.3388 ▲ +2.87% SOL $81.6500 ▲ +2.22%
S&P 500 6,592 ▲0.14 % DOW 46,532 ▲0.06 % NASDAQ 21,924 ▲0.21 % NAFTA 114.12 ▲2.31 % ARI 4,684 ▲0.09 % S&P 500 6,592 ▲0.14 % DOW 46,532 ▲0.06 % NASDAQ 21,924 ▲0.21 % NAFTA 114.12 ▲2.31 % ARI 4,684 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Në Kosovë nuk është formuar asnjëherë qeveria me koalicion parazgjedhor

mustafa-seanca-t-euml-mbahet-n-euml-mes-t-euml-jav-euml-s-s-euml-ardhshme_hdKryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili pritet të takohet sot në një raund të shtatë te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit lehtësues me kryetarët e partive politike parlamentare, me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve, shprehet se asnjëherë askush në Kosovë nuk ka arritur ta formojë qeverinë me koalicion parazgjedhor.
“Ne po punojmë çdo ditë për të dalë nga kjo situatë dhe për të krijuar një rrugëdalje afatgjate, sepse në kushtet kur nga 120 vende në Kuvend, njëzetë prej tyre janë të garantuara për komunitetet joshumicë, asnjë parti shqiptare nuk do të mund të formojë qeverinë pa koalicion paszgjedhor. Në realitet as deri më tani askush në Kosovë nuk ka arritur ta formojë qeverinë me koalicion parazgjedhor, as ne të LDK-së që në kohë të caktuara kemi pasur rreth 50 deputetë”, shkruan Mustafa në Facebook.
“Zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë institucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare”, thekson ai, mes tjerash.
Presidentja Jahjaga dje ka takuar në raundin e shtatë ndaras kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilët bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar me ndërtimin e institucioneve të vendit.
Edhe sot, kur do takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Presidentja Jahjaga do kërkojë, si dhe nga liderët e të gjitha partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje më shpejt për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, për të shmangur çdo mundësi të futjes së vendit qoftë në krizë më të thellë, qoftë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas deklaratave të liderëve, nuk ka ndryshime në pozicionet e qëndrimet e tyre as në raundin e shtatë të takimeve të ndara te Presidentja, në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në situatën kur koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, ka të drejtën për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka numrin e mjaftueshëm të votave, ndërsa koalicioni paszgjedhor ka votat dhe kërkon të drejtën për të zgjedhur “në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.