🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,115 ▲ +0.55% ETH $2,420 ▼ -0.84% XRP $1.2981 ▼ -0.83% SOL $104.1100 ▼ -0.75%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
La Liga

“Na bëni të qeshim më shumë sesa Barcelona”, Atletico me reagim EPIK pas ofertës 150 mln të Real Madridit për Alvarez

Atletico Madrid ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetin social X, pas ofertës zyrtare të Real Madridit mbi Julian Alvarez dhe reagimit zyrtar të “Los Blancos”, në të cilin thuhej ndër të tjera se oferta e tyre 150 milionë euro ishte refuzuar nga “Colchoneros”.

“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së sotme të Bordit të Drejtorëve, i ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletico Madridit, për të drejtat federative të lojtarit Julian Alvarez.

Pas studimit dhe vlerësimit të saj, Atletico Madrid ka falënderuar klubin për ofertën, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, thuhet në deklaratën për shtyp të Real Madridit.

“Deklaratë zyrtare me sqarimet tona në lidhje me deklaratën zyrtare nga fqinjët tanë të Real Madrid:

1. Ata e kanë prerë pjesën e videos së Papës ku ai tha se ishte edhe ai tifoz i Atletikos. 2. Duhet ta keni ngatërruar arsimin me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: ne nuk ju falënderojmë për asgjë. 3. Ne as nuk studiojmë dhe as nuk shqyrtojmë asnjë ofertë për Julianin. 4. Si mund të mos shkojmë mirë, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa Barcelona.

P.S. Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë me presidentin tuaj të ri, le të shohim nëse do të ndaloni së “vjedhuri” lojtarët nga Akademia jonë. Faleminderit shumë!”, mbyllet reagimi i Atletico Madridit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.