☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,378 ▼ -0.82% ETH $1,993 ▼ -1.47% XRP $1.3239 ▼ -1.73% SOL $81.5700 ▼ -2.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Naço-Jashari: Bashkëpunim më të gjerë në fushën e drejtësisë

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në fushën e drejtësisë ishte në fokus të takimit mes Ministrit të Drejtësisë shqiptare, Nasip Naço dhe homologut të tij maqedonas, Adnan Jashari.

takimi-me-ministrin-maqedonas-3-1Burime nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se gjatë takimit të dy ministrat u ndalën tek rëndësia e reformës në drejtësi, duke i paraqitur dhe projektet reciproke njëri-tjetrit, ndërsa ranë dakord që në kuadër të përmirësimit të sistemit të drejtësisë të ketë një bashkëpunim më të gjerë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në dy vendet.

Ministri Jashari e informoi ministrin Naço se Republika e Maqedonisë po realizon  ndryshime kushtetuese në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, reforma këto  që  prekin funksionimin e sistemin gjyqësor dhe efektivitetin e procesit kontrollues dhe llogaridhënës të gjyqtarëve.

Ndërkohë, edhe për ministrin Naço mbetet prioritare nevoja e reformimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, reformë kjo e cila do të prekë disa nga ligjet që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  Gjykatës Kushtetuese, Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme, etj.takimi me ministrin maqedonas 2

Gjithashtu Naço bëri  një  prezantim të  ndryshimeve të  ndërmarra në ligjet  kryesore  si Kodin e Procedurës Penale, Paketën Ligjore Antimafia si dhe ligje të tjera që kanë ndikuar në përmirësimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Më tej, biseda u fokusua në bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet dy vendeve tona dhe ministrat shprehën vullnetin për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, kjo dhe në kuadër të iniciativave të përbashkëta rajonale, me qëllim intensifikimin e  luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe dekurajimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme në rajon dhe më gjerë.

Vizita e ministrit Naço në vendin fqinj do të zgjasë dy ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.