☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,764 ▲2.23%
DOW 47,737 ▲2.47%
NASDAQ 22,603 ▲2.66%
NAFTA 95.60 ▼15.36%
ARI 4,780 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,299 ▲ +4.64% ETH $2,216 ▲ +6.55% XRP $1.3564 ▲ +4.4% SOL $83.3200 ▲ +5.67%
S&P 500 6,764 ▲2.23 % DOW 47,737 ▲2.47 % NASDAQ 22,603 ▲2.66 % NAFTA 95.60 ▼15.36 % ARI 4,780 ▲2.03 % S&P 500 6,764 ▲2.23 % DOW 47,737 ▲2.47 % NASDAQ 22,603 ▲2.66 % NAFTA 95.60 ▼15.36 % ARI 4,780 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Naço:Reforma në drejtësi,për të bërë të sigurt desitinacionin final, BE-në

Nasip-Naco1Reforma në Drejtësi është komplekse, synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropën. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë ceremonisë së mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit.

“Reforma ne Drejtësi është komplekse, synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropës. Shqipëria ka nevojë për të rinj të formuar me paanësinë. Shpresoj se do jeni miq të së vërtetës.”-tha Naço.

Më tej ai vlerëson se Reforma në Drejtësi vijon të jetë një klimë e ashpër debati mes palëve duke theksuar se Sistemi i Drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Sipas Naços  do të jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit

“Fokusi i këtij aktiviteti po na shkëput nga klima për debatin në reformën në Drejtësi. Uroj që nisma të tilla të jenë më të shpeshta. Një nismë e tillë më bën të shpresojë se reforma në drejtësi do të jetë e prekshme. Sistemi i drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Përfitoj nga rasti të përgëzoj ministrin Veliaj, të cilit në vëmendjen e axhendës së punës, kanë përfshirë të rinj. Ministria e Drejtësisë do ketë në fokus përfshirjen e të rinjve. Studentët e rinj do jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit.”-tha Naço.
Naço ka vlerësuar edhe ndryshimet që janë bërë në sistemin e dënimit të të rinjve, të cilët gjatë kohës që do të vuajnë dënim do të kenë mundësinë të ndjekin arsimim profesional-teknik.

Veliaj: Në Beograd fituam një të drejtë morale, por duhet edhe më shumë 
Ndërsa u ka bërë të ditur studentëve që për 6 muaj morën pjesë në praktikën mësimore pranë Avokaturës së Shtetit, do të ketë një pagë modeste, prej 500 dollarësh për të mbuluar shpenzime, Ministri Veliaj është shprehur edhe për incidentin në Beograd ku ka theksuar se përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë.

Erjon Veliaj

“Për këto 6 muaj praktikë, do ju japim një pagesë modeste prej 500 dollarësh, e cila do të shërbejë për të mbuluar sadopak shpenzimet. Kjo si një mënyrë që puna duhet të konsiderohet me një pjesë të identitetit. Ngjarja që ndodhi në Beograd. Përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë. Qoftë ngjarja, demonstron se sa rëndësi ka që të kemi jurist të mirë. Kemi nevojë për avokat ekselencë, brenda dhe jashtë vendin. Pasi kemi fituar betejat moral, e fillon një betejë më e fortë, e ardhmja jonë. Mezi presim që të ‘fluturoni’ lartë dhe të jeni fytyra e re e drejtësisë shqiptare.”-u shpreh ministri Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.