☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,653 ▼ -0.1% ETH $2,152 ▲ +0.39% XRP $1.4450 ▼ -0.38% SOL $90.2200 ▲ +1.33%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Naftëtarët protestojnë para Kryeministrisë

Pas protestave para zyrave të ARMO-s dhe asaj para godinës së Parlamentit, naftëtarët e Ballshit vijuan me një tjetër këtë të premte, këtë herë para godinë së Këshillit të Ministrave.

Shkak i këtyre protestave është bërë mosmarrja e pagës prej 10 muajsh.

Deri në gusht të vitit që shkoi, ARMO ka qenë nën administrimin e një kompanie azere, e cila është aksionerja më e madhe e rafinerisë me 85 përqind, ndërsa 15 përqind e aksioneve janë në zotërim të shtetit shqiptar.

Lidhur me shqetësimin e punonjësve, ministri i Energjitikës ka propozuar ristrukturim të ndërmarrjes..

“Të gjejmë një mundësi, që nëpërmjet bankave të bëhet një ristrukturim i kësaj ndërmarrjeje. Edhe shteti do të shohë se nga çfarë mund të heqë dorë, por është një proces jashtëzakonisht i vështirë”, tha ai.

Kompania azere “Heany Assets Corporation” pasoi biznesmenin shqiptar Rezart Taçi për pronësinë e ARMO-s, por në gusht të 2015-s mbylli dyert për shkak të një kolapsi financiar.

ARMO është kreditori më i keq në Shqipëri me rreth 600 milionë dollarë borxhe, kryesisht bankave të huaja, por edhe atyre vendase. Po ashtu ka një detyrim mbi 50 milionë dollarë te Tatimet dhe 30 milionë dollare tek “Albpetroli”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.