☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.80 ▼1.34%
ARI 4,052 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,312 ▲ +1.12% ETH $2,322 ▲ +1.68% XRP $1.2801 ▼ -0.01% SOL $93.0200 ▼ -0.2%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Boterori

Nagelsmann: Nuk është e lehtë të shënosh 7 gola në një Botëror, kjo fitore na jep besim

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk do t’i lërë lojtarët e tij të “flenë mbi dafina” pas fitores së thellë 7-1 kundër Curacao të dielën, ndeshje e vlefshme për Grupin E të Kupës së Botës.

Gjermania vuajti disi për 30 minuta, kur debutuesit e botërorit barazuan përkohësisht 1-1, por më pas mori frenat e lojës në dorë dhe e mbylli pjesën e parë në eprsi 3-1. “Ishte një fillim i shkëlqyer i ndeshjes, 15 minutat e para ishin fantastike,” tha Nagelsmann.

“Kishim shumë raste, ndaj goli i barazimit nga Curaçao ishte i papritur, por ishte interesante të shihje se si reagoi skuadra ndaj tij. Curacao luajti më mirë sesa prisnin shumë njerëz në Gjermani. Ata luajtën ndryshe nga sa kishin luajtur më parë dhe me guxim. Nuk është e lehtë të shënosh shtatë gola, kështu që jemi mjaft të kënaqur”, tha Nagelsmann.

“Jemi në rrugën e duhur, por ka gjëra që mund të bëjmë më mirë dhe do të kemi kundërshtarë më të fortë në turne“, shtoi trajneri i kombëtares gjermane. “Pritshmëritë për ne janë të mëdha. Me rezultatin 1-1 na u desh të ishim të duruar dhe skuadra me të vërtetë dëshiron të japë 100%. Nëse e bëjmë këtë, mund të kemi një turne të mirë“, tha ai.

“Ne kishim vërtet nevojë për këtë fitore bindëse dhe besimin që do të na japë. Ky besim ishte gjithmonë aty, por është rritur. Ishte e rëndësishme t’u tregonim njerëzve në Gjermani se mund të performojmë”, deklaroi Nagelsmann.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.