🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.25 ▼1.27%
ARI 4,660 ▼4.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,474 ▼ -0.93% ETH $2,145 ▼ -1.7% XRP $1.4514 ▼ -0.36% SOL $89.0000 ▼ -0.89%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.25 ▼1.27 % ARI 4,660 ▼4.83 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.25 ▼1.27 % ARI 4,660 ▼4.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Europa

NATO: Jo armë për Ukrainën

NATO nuk do të dërgojë hë për hë armë në Ukrainë, por vendosi zgjerimin e mëtejshëm të trupës së reagimit të shpejtë.

Dëshirën e Presidentit të Ukrainës Poroshenko për armë për ushtrinë e tij të rrethuar në Ukrainë Lindore NATO-ja hë për hë nuk do ta plotësojë. “Për këtë nuk shoh të ketë shumicë ndër partnerët e NATO-s,” tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, pas takimit të NATO-s në Bruksel. Ajo vetë i refuzon prerë furnizimet me armë. “Edhe pse situata është mjaft shqetësuese, unë mendoj se dërgimi i armëve është mënyra e gabuar, sepse përmban një potencial për përshkallëzimin e dhunës, ngaqë mund t’i japin Rusisë një pretekst që të ndërhyjë haptazi në konflikt,” tha ministrja gjermane për gazetarët në Shtabin e NATO-s.

I këtij mendimi është edhe Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministri amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, i cili po largohet nga posti. “Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake”, tha Hagel. Nga ana tjetër pasardhësi i tij, Ashton Carter, tha në një seancë para Senatit në Uashington, se nuk e përjashton dërgimin e armëve për mbrojtje. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili është në Kiev, njoftoi se Presidenti Barack Obama do të vendosë “së shpejti” në lidhje me dërgimin e armëve dhe të pajisjeve vdekjeprurëse.

Por meqë Shtëpia e Bardhë deri është kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, diskutimi duket se një herë për një herë është shtyrë. Megjithatë disa vende të NATO-s janë duke menduar për mundësinë e furnizimit të Ukrainës me të ashtuquajtura armë dhe pajisje jo-vdekjeprurëse, si jelekë antiplumb dhe dylbi nate. NATO i ka vënë tashmë në dispozicion Ukrainës fonde për trajnime ushtarak, për sisteme kompjuterike dhe ndihma për të plagosurit.

“Jo zgjidhje ushtarake”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e vlerësoi nismën e fundit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Francois Hollande për të negociuar në Kiev dhe Moskë për një armëpushim dhe një plan paqeje. “Dialogu politik është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza”, tha ministrja holandeze e Mbrojtjes Jeanine Hennis-Plasschaert pas takimit të 28 ministrave të NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, përsëriti se apeli për të gjetur një zgjidhje paqësore u drejtohet si Rusisë e rebelëve prorusë edhe Ukrainës: “Vendimtarja është që të dyja palët të kuptojnë se ky konflikt nuk duhet të zgjidhet me mjete ushtarake.” – tha Ursula von der Leyen.

Planet për të ardhmen

Ministrat e Mbrojtjes vendosën zgjerimin e mëtejshëm të trupës së reagimit të shpejtë që përbëhet nga 5000-7000 vetë dhe e cila në rast krize mund të dislokohet brenda disa ditësh në kufijtë e territorit të Aleancës. Këtë vit për këtë koncept po stëviten trupa nga Gjermania, Holanda dhe Norvegjia. Në pranverën e vitit 2016, forca e re do të jetë gati për përdorim. Synimi i saj është që të shërbejë si garanci dhe si siguri për partnerët e Lindore të NATO-s, veçanërisht vendet baltike, në rast të ndonjë tentative nga Rusia. Në këtë kohë do të mbahet në kryeqytetin polak Varshavë samiti i ardhshëm i NATO-s. Gjashtë vendet të mëdha të NATO-s (Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Polonia) do të vënë me radhë në dispozicion kontigjentin kryesor për trupën e reagimit të shpejtë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u siguruan Gjeorgjisë dhe Moldavisë, që aspirojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, mbështetjen e tyre. Po ashtu ata i bënë thirrje Rusisë të tërhiqet nga rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazia dhe Osetia e Jugut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.