☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.21 ▲1.1%
ARI 4,035 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,680 ▲ +3.04% ETH $1,878 ▲ +4.63% XRP $1.1072 ▲ +3.47% SOL $77.3300 ▲ +2.75%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.21 ▲1.1 % ARI 4,035 ▼0.86 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.21 ▲1.1 % ARI 4,035 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Bota

“Nature Health”: Temperaturat e larta ndikojnë në “kiminë” e trurit

ROMË, 15  korrik ) ATSH/ – Kur temperaturat bëhen të padurueshme, truri është organi i parë që ndien pasojat e vapës së madhe, shkruan mondosanità It.

Fillimisht nuk shfaqet domosdoshmërisht dhimbje, por ngadalësim i të menduarit, ulje e përqendrimit, marramendje dhe ndjesi të fikëti. Këto janë shenja se sistemi nervor qendror po vihet nën stres.

Sipas një studimi të ri të Universitetit Monash në Australi, valët e të nxehtit shkaktojnë ndryshime të dukshme në funksionimin e trurit.

Kur temperatura e trupit rritet, truri përpiqet të mbrohet duke rritur qarkullimin e gjakut në enët e tij për të shpërndarë nxehtësinë.

Por nëse temperaturat e larta zgjasin për shumë orë, ky mekanizëm mbrojtës nuk mjafton më.

Ekzaminimet me imazheri kanë treguar shenja inflamacioni dhe ndryshime në furnizimin me gjak të trurit, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke të forta, marramendje të papritura dhe gjendje konfuzioni.

Me fjalë të tjera, truri fillon të humbasë efikasitetin e tij dhe ndryshon “kiminë” e funksionimit.

Efektet e vapës nuk kufizohen vetëm te trupi, por prekin edhe shëndetin mendor.

Gjatë ditëve me temperatura ekstreme rriten rastet e shtrimeve në spital për çrregullime psikiatrike, si edhe rastet e të ashtuquajturës “mjegull njohëse”, e cila shoqërohet me vështirësi në përqendrim dhe kujtesë.

Gjithashtu shtohen ankthi, pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja mendore që vazhdon edhe në mëngjes.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Health, analizoi mbi 2.5 milionë shtrime në spital gjatë një periudhe 20-vjeçare në Brazil, Kanada, Kili dhe Zelandën e Re.

Rezultatet tregojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj valëve të të nxehtit rrit ndjeshëm rrezikun e shtrimit për çrregullime mendore dhe të sjelljes, veçanërisht te të moshuarit dhe personat që jetojnë në zona me dendësi të ulët të popullsisë.

Sipas studiuesve, ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.

Sa herë që temperaturat kalojnë kufirin e tolerancës së organizmit, truri hyn në një gjendje alarmi, me pasoja si për funksionet neurologjike ashtu edhe për gjendjen emocionale.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë:
të shmanget ekspozimi direkt në diell nga ora 11:00 deri në 17:00;
– klimatizuesit të mbahen në 25–27°C për të shmangur kontrastet e mëdha të temperaturës;
– të pihet ujë rregullisht;
– të konsumohen vakte të lehta, të pasura me fruta dhe perime;
– të kufizohet konsumimi i alkoolit dhe kafeinës, pasi favorizojnë dehidratimin.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të moshuarve, fëmijëve, grave shtatzëna dhe personave me sëmundje kronike, pasi ata janë më të rrezikuar nga efektet e vapës së madhe.

Shenja si temperaturë e lartë, konfuzion mendor dhe vështirësi në frymëmarrje kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.