☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.06%
DOW 52,030 ▲0.79%
NASDAQ 26,591 ▼0.38%
NAFTA 96.27 ▲2.52%
ARI 4,170 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,426 ▲ +0.96% ETH $2,442 ▲ +0.49% XRP $1.3381 ▲ +0.66% SOL $105.9900 ▲ +1.93%
S&P 500 7,723 ▲0.06 % DOW 52,030 ▲0.79 % NASDAQ 26,591 ▼0.38 % NAFTA 96.27 ▲2.52 % ARI 4,170 ▲1.51 % S&P 500 7,723 ▲0.06 % DOW 52,030 ▲0.79 % NASDAQ 26,591 ▼0.38 % NAFTA 96.27 ▲2.52 % ARI 4,170 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ndalohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë: Beogradi nuk dërgoi kërkesë!

Serbët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por në Kosovë ato nuk do të lejohen, njësoj siç ndalohet që nga sot edhe përdorimi i targave të makinave të serbëve të Kosovës të lëshuara nga zyrat paralele serbe.

15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të vënë nga qeveria e Kosovës, kur qytetarët serbë do të mund të regjistronin makinat e tyre me tabela të Republikës së Kosovës, RKS. Prishtina zyrtare e bëri të qartë se qëllimi i një lëvizjeje të tillë është vendosja e ligjshmërisë në veri të Kosovës, që në këtë mënyrë do të pengojë funksionimin e strukturave paralele serbe në vend.

Ndërkohë, për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të tretat me radhë vetëm brenda tre vjet e gjysmë, arsyeja e refuzimit të mbajtjes së tyre në Kosovë është tjetër. Autoritetet e Serbisë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në vend, por jo Prishtinës zyrtare, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. E pikërisht pse kërkesa serbe ju drejtua OSBE-së e jo Prishtinës për ta shqyrtuar atë, bëri që qeveria e Kosovës të ndalonte mbajtjen e tyre brenda territorit të saj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se përpjekja për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut dhe pa një kërkesë zyrtare direkte nga Serbia, atëherë s’mund të ketë vendim”.Në zgjedhjet e fundit në Serbi, në prill të vitit të kaluar, të drejtë vote kishin mbi 93 mijë qytetarë nga komunat e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.