Politika

Ndarja territoriale, Meta: Qëndrimet e opozitës, zhgënjyese dhe destruktive

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cilësoi “zhgënjyese dhe desktruktive” qëndrimet e opozitës së djathtë pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi ligjin “Për ndarjen e re territoriale”.
kryetari_meta_interviste_“Pas vendimit të Kushtetueses dje, deklarata e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha është një zhgënjim i thellë. Dhe besoj se është kështu për të gjithë ata që prej kohësh kanë dëgjuar nga zoti Basha dhe nga PD si pretendim kryesor pikërisht insistimin për të respektuar vendimet e Kushtetueses nga ana e maxhorancës. Por, pikërisht në një moment kur Kushtetuesja jep një vendim të qartë, i cili nuk shkon në drejtimin dhe kërkesën e PD-së kemi një kundërshtim të këtij vendimi. Dhe jo vetëm kaq, por kemi reagime vërtet destruktive, të cilat tregojnë qartë se opozita jonë ka nevojë të bëhet më e përgjegjshme dhe më parimore e të mos akuzojë maxhorancën për standarde të dyfishta, ndërkohë që vetë abuzon dhe e bën këtë”, u shpreh kryetari Meta në një prononcim për mediat.
Ai i kërkoi Partisë Demokratike që të vazhdojë të mbetet principiale në qëndrimet e saj dhe të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button