Bota

“Ndërhyrja e Rusisë në Siri mund të ndikojnë në rritjen e çmimit të karburanteve”

RusSekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Energjisë Botërore, Christoph Frei, ka deklaruar se operacionet ajrore të ndërmarra nga Rusia në Siri mund të ndikojnë në rritjen e çmimet të karburanteve. Frei në vlerësimin e tij për gazetarin e AA-së theksoi se ndikimi më i madh i tensioneve gjeopolitike është mbi çmimet e karburanteve.

Duke vënë në dukje se rreziku më i madh që krijojnë nga ndërhyrjet ushtarake janë në lidhje me furnizimet me karburant Frei ka vlerësuar se “operacionet ajrore të ndërmarra nga Rusia në Siri mund të rritin çmimet e karburanteve. Kur ndaj vendeve që ndodhen afër burimeve të karburanteve apo që posedojnë burime karburantesh ndërmerren operacione të tilla herët apo vonë këto vendosin në rrezik furnizimin me karburante”.

Frei duke vënë në dukje se me problematikën e furnizimit mund të rriten edhe çmimet e karburanteve, ka pretenduar se kjo jo vetëm në ngjarjet e Sirisë, por mund të ndodhë në të gjitha ngjarjet e ngjashme.

Aiduke theksuar se roli i Turqisë në energji është shumë i rëndësishme dhe i spikatur u shpreh se: “Turqia mund të ketë një rol të rëndësishëm edhe në transportimin e gazit rus në Europë edhe në atë të Iranit. Vendi ka një potencial të shkëlqyer në energjinë e rinovuseshme, dhe në atë me erë dhe energji diellore”. Frei duke vënë në dukje se Turqia edhe në Takimin e Ministrave të Energjisë G20 e provoi se është qendra e dialogut tha se: “Turqia jo vetëm në dialog, por edhe në shumë kuptime është një qendër. Nuk mund të mohohet pjesa që ajo ka si vend ndërmjetësues në tregun botëror të energjisë tani”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button