🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,695 ▼ -1.25% ETH $2,372 ▼ -1.22% XRP $1.2816 ▼ -2.96% SOL $101.7700 ▼ -2.35%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Filipine, ku dy avionë ushtarakë stërvitorë u përplasën në ajër gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e katër pilotëve, njoftoi të shtunën Forcat Ajrore të vendit.

Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, në bazën ajrore Fernando, në qytetin Lipa, në provincën Batangas, në jug të kryeqytetit Manila.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet ushtarake, në stërvitje morën pjesë dy avionë me një motor dhe helikë, të tipit SF-260, të cilët u përplasën teksa fluturonin në lartësi të ulët.

Përplasja ndodhi rreth orës 15:51 me orën lokale, ndërsa të dy avionët përfunduan në tokë brenda perimetrit të instalimit ushtarak.

Të katër pilotët që ndodheshin në dy avionët humbën jetën. Pavarësisht përmasave të aksidentit, nuk pati persona të tjerë të lënduar apo viktima në tokë.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Filipineve, koloneli Alvin Jay Capingian, konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se shërbimet e emergjencës u vunë menjëherë në lëvizje pas rrëzimit.

“Të dy avionët u rrëzuan brenda perimetrit të bazës, pa u raportuar viktima të tjera”, thuhej në deklaratën e tij.

Autoritetet ushtarake konfirmuan se katër pilotët humbën jetën, por fillimisht nuk publikuan identitetet e tyre, duke kërkuar respektimin e privatësisë së familjeve.

Në një deklaratë, Forcat Ajrore shprehën dhimbjen për humbjen e katër pjesëtarëve të tyre, duke nderuar kontributin e tyre dhe duke garantuar se familjarëve do t’u ofrohet mbështetja e nevojshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.