🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,639 ▼ -1.55% ETH $2,216 ▼ -0.8% XRP $1.3292 ▼ -1.37% SOL $82.1800 ▼ -2.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Ndërhyrje në zgjedhje, Trump i jep “OK” sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të nënshkruajë legjislacionin e miratuar nga Kongresi, i cili parashikon forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë, rreth dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se Trump ka qenë i përfshirë në negociata të “elementeve kritike” gjatë hartimit të projektligjit, diçka që nuk ishte bërë e ditur më parë.

“Ai tani ka rishikuar versionin final dhe bazuar në reagimin e tij gjatë negociatave, do ta miratojë legjislacionin dhe planifikon ta nënshkruajë atë”, ka thënë Sanders.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi pasi Rusia bëri të ditur masa hakmarrëse, si përgjigje ndaj legjislacionit, duke urdhëruar zvogëlim të stafit diplomatik amerikan, si dhe konfiskimin e pronave diplomatike të SHBA-se në Rusi.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë homologut të tij në SHBA, se Moska është e gatshme të rregullojë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, e cila ka qenë edhe një prej objektivave të Trumpit gjatë fushtatës së tij presidenciale.

Ky legjislacion i fuqizon në ligj, sanksionet ekzistuese të SHBA-së ndaj Rusisë për dyshimet rreth përfshirjes ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

Legjislacioni përfshin sanksione edhe për agresionin rus në Ukrainë, dhe shton masa të reja ndëshkuese duke i ndaluar ushtrisë ruse intervenimin në Siri. Përveç Rusisë ky legjislacion parashikon sanksione të rënda edhe për Iranin dhe Korenë Veriore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.