Ekonomia

Ndërmarrjet sociale, ja sesi do të subvencionohen

Ligji i ri i ndërmarrjeve sociale i miratuar së fundmi parashikon mbështetjen nga shteti përmes subvencioneve dhe
lehtësirave fiskale. Subvencionet publike do të lidhen ngushtësisht me misionet e tyre të mbështetjes sociale dhe punësimit. Ligji parashikon që format e subvencioneve për ndërmarrjet sociale duhet të rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Megjithatë mbështetur në studimet e realizuara për
ndërmarrjet sociale ekspertët e Ministrisë së Mirëqenies Spciale dhe Rinisëkanë analizuar me përafërsi efektin financiar nëse do të aplikoheshin disa forma subvencionimi:

Subvencionimi i sigurimeve shoqërore për punonjësit e ndërmarrjeve sociale

Ndërmarrjet sociale mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo
skemë. Për vitin 2017 parashikohet që të përfitojnë nga kjo skemë 150 persona. Numri i ndërmarrjeve sociale që mund të përfitojnë nga kjo skemë mund të jetë 50 deri në 75 organizata. Numri i përfituesve parashikohet në rritje për vitet 2018 dhe 2019, respektivisht me 20 dhe 16.6 pikë përqindje. Aplikimi i kësaj skeme ka disa efekte të drejtëpërdrejta si:
Sjell të ardhura për buxhetin e shtetit në kategorinë e të ardhurave personale. Tatimi mbi të ardhurat personale mbulon rreth 8.29% të shpenzimeve që do të bëhen për këtë skemë.
Nëse përfituesit do të vijnë të gjithë nga skema e ndihmës
ekonomike, kjo do të bëj që të ulen shpenzimet për këtë skeme
afërsisht me 8.55 milionë lekë ose 47.3% e shpenzimeve
për këtë formë subvencioni (përfitimi vjetor për një familje sipas PBA është 57 040 lekë); Personat dalin nga skema e përfitimit të sigurimit shëndetësor falas dhe bëhen kontribues të saj.

Mbështetje ndërmarrjeve sociale për të krijuar vende pune

Kjo formë subvencionimi është një paketë nga e cila mund të përfitojnë ato ndërmarrje sociale që duan të rrisin numrin e të punësuarve dhe kanë nevojë për fonde që të mbulojnë pjesërisht koston e krijimit të vendit të punës. Për vitin 2017 janë parashikuar 100 vende pune me kosto mesatare 50 mijë lekë (kryesisht mjete pune). Buxheti total për këtë produkt është 5 milionë lekë. Numri i ndërmarrjeve sociale që mund të mbështeten është maksimumi 50.
Nëse të gjithë përfituesit do të bënin pjesë në kategoritë me pagë bruto 31 dhe 29 mijë lekë në muaj, atëherë shpenzimi është sa 83% e totalit të sigurimeve të paguara nga punëdhënësi.

Subvencionime për zhvillimin e veprimtarisë në ndërmarrje sociale

Kjo paketë mund të përdoret kryesisht për ndërmarrje sociale të sapo krijuara dhe që kanë nevojë për kapital fillestar. Fondet për këtë paketë janë grante dhe aplikantët mund të përfitojnë deri në 70% të investimit fillestar për të filluar veprimtarinë e tyre. Për vitin 2017 parashikohen 20 grante me një buxhet total 18 milionë lekë. Ndërsa për vitet 2018 dhe 2019, parashikohen respektivisht 30 dhe 40 grante. Dhënia e grantit duhet të kushtëzohet me punësimin e të paktën një personi nga grupet në nevojë dhe kohëzgjatja e kontratës të jetë jo më pak se 3 vjet.
Kjo skemë konsiderohet si një mbështetje që i jep efektet në periudhë afatmesme. Nëse ndërmarrja sociale do të punësonte 1 person me pagë bruto 29 mijë lekë, atëherë kostoja e punëdhënësit për një vit është 406,116 lekë. Në fund të vitit të tretë punëdhënësi do të ketë shpenzuar 35% mbi grantin e marrë. Nëse marrim në konsideratë që ndërmarrjet sociale do të ketë dhe të punësuar të tjerë (që nuk i përkasin grupeve në
nevojë), atëherë të ardhurat për buxhetin që do të vijnë nga punësimi do të jenë më të mëdha.
Numri i përfituesve nga këto skema deri në fund të vitit 2019 do arrijë në 400 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button