Nderohen pilotët e rënë në detyrë, nisen drejt banesës së fundit
Kanë përfunduar homazhet në nderim të 2 pilotëve të rënë në detyrë. Trupat pa jetë të kapter Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj, janë nisur në këto momente drejt banesës së fundit.
Ata u shpallën “Dëshmorë të atdheut” dhe trupat e tyre do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve
13:20: Ceremonia e homazheve tek Pallati Kongreseve, merr pjesë dhe Kreu Kuvendit, Ilir Meta-
Ceremonia e nderimit të dy pilotëve të rënë dëshmorë një ditë më parë ka nisur në orën 12:00 në Pallatin Kongreseve. Dy djemtë, kapter Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj u shpallën dëshmorë të kombit.
Ata humbën jetën një ditë më parë në zonën e Shkodrës, konkretisht në fshatin Grizhë të Malësis së Madhe, teksa po fluturonin me helikopterin “Ec 145”.
Gjatë homazheve kanë marrë pjesë, Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ambasadori SHBA, Donald Lu, Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, si dhe zyrtarë të tjerë të vendit. Në homazhe kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë të kryeqytetit, si miq të afërm..etj
Homazhet u mbyllen në orën 14:00 dhe më tej trupat e dëshmorëve Hoxha e Deliaj u përcollen për në banesën e fundit.