roze
Ndërron jetë Abe Vigoda, i famshëm për rolin e tij në filmin Kumbari
Aktori Abe Vigoda, i cili ka interpretuar rolin e një mafiozi në filmin Kumbari, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Vigoda u bë i famshëm si Sal Tessio, një mik i vjetër i Don Corleones (i interpretuar nga Marlon Brando). Në film ai planifikon të marrë drejtimin e familjes pas vdekjes së Donit, duke i vrarë djalin.
Fraza e tij që mbahet mend është në momentin kur personazhi që ai interpreton do të vritet nga familja. Ai i thotë këshilltarit Tom Hagen këto fjalë: “Thuaj Majkut që ishte vetëm biznes. Gjithmonë më ka pëlqyer ai”.
Roli e bëri shumë të famshëm dhe e ndihmoi të merrte role të tjera, përfshirë atë të detektivit Phil Fish në serialin televiziv të vitit 1970, “Barney Miller”.