☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,782 ▲ +1.78% ETH $2,071 ▲ +3.85% XRP $1.3476 ▲ +1.61% SOL $84.3600 ▲ +2.95%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të gjatë në një spital në Turqi.

Vdekjen e Rexhepit e konfirmoi edhe familja e tij. Ai që nga muaji prill kur përjetoi sulm në tru ishte në komë.

Bajram Rexhepi ka lindur në Mitrovicë më 3 qershor të vitit 1954. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1979, ndërsa studimet pasdiplomike i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm në spitalin rajonal në Mitrovicë deri në vitin 1990.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku shërbeu si mjek. Pas luftës si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës u bë kryetar i komunës së Mitrovicës, ndërsa më pas edhe kryeministri i parë Kosovar në Qeverinë e koalicionit të gjerë. Më vonë ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 nuk ishte pjesë e listës zgjedhore të partisë së tij dhe iu kthye profesionit të mjekut.

Mesazh ngushëllimi me këtë rast në rrjetet sociale shprehu kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. “Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbajë mend Bajramin si një punëtor dhe shumë të përgjegjshëm.”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. “Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.  Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.  Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës”, shprehet kryeministri Mustafa.

Ish-ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj i ka shprehur ngushëllime familjes Rexhepi. Hoxhaj tha se Bajrami ka qenë një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri dhe mbi të gjitha ka qenë një koleg në PDK i cili vështirë zëvendësohet. “E rëndë të shkruash fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar si Bajram Rexhepi. Një njeri që i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. Një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri. Mbi të gjitha një koleg në PDK i cili vështirë të zëvendësohet. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij. Lamtumirë Bajram!”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dërgoi mesazh ngushëllimi përmes rrjetit social duke u shprehur se “Humbja juaj është humbje për të gjithë ne.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.