Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak
I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 të mëngjesit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.
68-vjeçari ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ishte dërguar në IEVP Lezhë më 14 mars, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Më 30 mars ai u transferua nga IEVP Lezhë në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ndërsa më 2 prill u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror, i diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.
Institucionet përgjegjëse kanë njoftuar se janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore për këtë rast, duke informuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Prokurorinë, Policinë dhe familjarët e të ndjerit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.