roze
Ndërron jetë Virna Lisi
Virna Lisi, një nga personazhet më të njohur të televizionit italian që bëri për vete shumë breza, ka ndërruar jetë në Romë në moshën 78-vjeçare. Vetëm një muaj më parë ajo zbuloi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Virna Pieralisi (emri i vërtetë i saj) nisi karrierën kinematografike në moshën 14-vjeçare, në fillim të viteve ’50. Një nga rolet e saj të para të rëndësishme është në filmin “Lo scapolo” me regji të Antonio Pietrangeli.
Por, fama erdhi në televizion falë serialit të RAI-t me emrin “Ottocento”.
Për t’u shënuar edhe një karrierë e shkurtër në Hollivud nga e cila nuk ka kujtime të bukura pasi gjithmonë i jepeshin rolet e bjondes së bukur, siç ka thënë vetë ajo.