🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,013 ▼ -2.58% ETH $2,193 ▼ -2.26% XRP $1.3303 ▼ -1.03% SOL $82.0100 ▼ -2.62%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Ndihmë me spagetin e Amatriçes

Shefa të kuzhinës në Itali e në pjesë të tjera të botës po përdorin talentin e tyre, por edhe pjatën tradicionale të Amatriçes për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit të një dite më parë.

Përpara lëkundjeve shkatërruese sizmike të së mërkurës, qyteti i vogël italian njihej më së shumti për të ashtëquajturat “Spaghetti all’Amatriciana”, makaronat me salcën e domateve të gatuara brez pas brezi me mish nga koka e derrit, vaj ulliri, verë të bardhë, spec djegës dhe djathe “pecorino”. Mbi 600 restorante e kanë vendosur këtë pjatë në menunë e tyre e janë zotuar t’i dhurojnë Kryqit të Kuq italian dy euro për çdo shitje. Ideja, thotë njëri nga nismëtarët e fushatës, blogeri Paul Bell, lindi thjesht nga dëshira për të ndihmuar personat e prekur prej lëkundjeve të tokës që kthyen një pjesë të qytezës në pirgje gurësh.

“Spaghetti all’Amatriciana” i ka fillesat në vitin 1700. Makaronat janë aq popullore sa Amatriçe zhvillon çdo vit një festival kushtuar atyre, e tani në fund të muajit duhet të mbahej edicioni i tij i 50. Kjo nuk është hera e parë që kryekuzhinierët bashkojnë forcat për të dhënë ndihmesën e tyre pas një fatkeqësie të tillë natyrore.

Majin e vitit 2012, dy tërmete goditën njëri pas tjetrit Emilia Romanjën, duke dëmtuar veç të tjerash edhe një sasi të madhe djathi kaçkavall “Parmigiano Reggiano”. Mbreti i djathërave është specialitet i kësaj zone. Massimo Bottura, shefi i famshëm i kuzhinës italiane i lindur në këtë rajon, e përdori “Parmigiano”-n e dëmtuar dhe të tjerë përbërës lokalë për të krijuar një pjatë “risotto”, e cila u kthye shpejt në një lloj ushqimi kombëtar, ndërsa në të gjithë Italinë njerëzit filluan të blejnë kaçkavallin e dëmtuar si mënyrë për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.