Politika

Ndryshime ne qeveri, Rama i propozon emrin e ri Metës. Arben Ahmetaj merr ‘frenat’ e programit të Rindërtimit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka propozuar emrin e kreut  të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj  si ministër Shteti për Rindërtimin. Lajmi konfirmohet nga vetë shefi i qeverisë, i cili thotë se duhet një vend i posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave për të koordinuar institucionet vendase dhe ato ndërkombëtrare pas tërmeti tragjik të 26 nëntorit.

Postimi i Ramës:

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minute zbatimin e Programit.

Reagon Presidenca: Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri

Presidenca reagon pas ndryshimeve në qeveri të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë ka propozuar emrin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin dhe e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Zëdhënësi i tij Tedi Blushi konfirmon përgjigjen pozitive ndaj propozimit, pra dekretimin e Ahmetajt, si ministër shteti për Rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë e Mesme më 26 nëntor.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i Presidentit të Republikës.

Elqh2pvwkaepmyg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button