☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,771 ▲0.08%
DOW 51,901 ▼0.28%
NASDAQ 27,245 ▲0.45%
NAFTA 90.69 ▼1.82%
ARI 4,388 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,500 ▲ +0.51% ETH $2,750 ▼ -0.24% XRP $1.5843 ▲ +4.69% SOL $118.2100 ▲ +0.3%
S&P 500 7,771 ▲0.08 % DOW 51,901 ▼0.28 % NASDAQ 27,245 ▲0.45 % NAFTA 90.69 ▼1.82 % ARI 4,388 ▲0.08 % S&P 500 7,771 ▲0.08 % DOW 51,901 ▼0.28 % NASDAQ 27,245 ▲0.45 % NAFTA 90.69 ▼1.82 % ARI 4,388 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve në timon u hiqet patenta përjetë!

Nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë. Kjo masë drastike bëhet për të zhdukur nga rruga të dehurit kronikë, të cilët konsiderohet shoferët më të rrezikshëm.

Nëse je pa patentë në moshë madhore dhe kapesh nga policia duke qarkulluar me automjet, përveç gjobës, për 1 vit nuk do të mundësh të pajisesh me një të tillë, pra nuk ke të drejtë të shkosh në autoshkollë për t’u bërë shofer. Masa është më e rëndë nëse je i mitur dhe kapesh në timon. Kur të jesh 18 vjeç, nuk do të mund të marrësh patentë si bashkëmoshatarët. Duhet të kalojnë të paktën edhe 2 vjet të tjera që të paraqitesh në autoshkollë.

Statistikat e ngjarjeve rrugore tregojnë se shoferët e rinj që sapo kanë marrë një leje drejtimi, kanë probabilitet të lartë të përfshihen në aksidente, shpejtësi dhe shkelje të tjera. Për këtë është parë e udhës që kjo kategori shoferësh, në 2 vitet e para të pajisjes me patentë, nuk duhet të vërë asnjë pikë alkool në buzë kur është në timon, shpejtësia në autostradë duhet të jetë maksimumi në 90 km/h dhe 80 km/h në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara. Nëse nuk respektohen, ndëshkimi me gjobë është nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, përveç pezullimit të patentës 1 muaj dhe heqjes së pikëve. Nëse gjatë kësaj faze prej 2 vitesh shoferi bën 2 shkelje brenda 1 viti, kufizimet e shpejtësisë apo qarkullimit me orare, zgjaten edhe me 1 vit, duke e çuar në 3.

Ndryshim i rëndësishëm bëhet edhe te pezullimi i lejes së drejtimit. Nëse deri më tani, pezullimi mund të konvertohej me dhënien e dyfishit të vlerës së gjobës nga i gjobituri, si nga të huaj dhe nga shqiptarë, tashmë për patentat që lëshojnë autoritetet tona, nuk ekziston. Pezullimi i patentës bëhet automatikisht.

Rritje të gjobës ka edhe për shpejtësinë në zona të banuara, pranë shkollave, atyre që bëjnë gara me makina apo bëjnë manovra agresive. Nëse deri më tani gjoba ishte 10 deri në 40 mijë lekë, shkon nga 20 deri në 60 mijë lekë. Nëse një shofer kapet 2 herë në një vit me celular në dorë në timon, patenta i pezullohet 3 muaj.

Deri tani Kodi Rrugor e kishte këtë shkelje me 3 herë. Celulari ndalohet të përdoret jo vetëm nga shoferët e makinave, por edhe drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubik dhe monopatinave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.