Ekonomia

Ndryshimet/ Si të plotësoni letrat e pensionit

Duke nisur nga fundi i muajit paraqitja e kërkesave për të gjitha llojet e përfitimeve që rrjedhin nga skema e pensioneve, nuk do të paraqiten më pranë agjencive lokale të sigurimeve, por pranë sporteleve të veçanta të shërbimeve që do të funksionojnë në baskitë, ku përfituesi ka vendbanimin e përhershëm. Në të njëjtën formë do të veprohet edhe për ankimimet e llogaritjes dhe rillogaritje së pensioneve

Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë trajtime nga skema e sigurimeve shoqërore, sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre, qofshin këto pensione, pagesa për sëmundje dhe paaftësi të përkohshme, apo të përhershme, shpërblime për lindje, kompensime, apo të ardhura papunësie.

Me ndryshimet e bëra në ligjin e sigurimeve shoqërore, dorëzimi i kërkesave, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, nuk do të paraqiten më pranë agjencive rajonale të ISSH-së ku ka vendbanimin përfituesi.
llogaritje-pensioni-905x395Zbardhja në Fletoren Zyrtare, e ndryshimeve të bëra në ligj saktëson se kërkesat dhe dokumentet për përfitim do të paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki, ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, duke ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel. Po e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për administrimin e ankimimeve, në rastet kur jeni të pakënaqur me masën e pensionit të caktuar, apo me rillogaritjet e bëra nga specialistët e sigurimeve.

“Ankimimi në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel. Zbatimi i këtyre procedurave të reja hy në fuqi në mbyllje të muajit nëntor”, detajohet në ligjin e ndryshuar. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në Gjykatë, vendimi i të cilës është përfundimtar. Ndërsa kërkesat për përfitimin e pagesës së papunësisë do të vijojnë të bëhen në zyrat e punës me procedurë, sipas qendrës së punës ose vendbanimit.

Po sipas ligjit, pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale do të vijojnë të indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe data e indeksimit që do të shkojë për pensionet. Kushtet e përfitimit të të ardhurave

Personi i siguruar që e ka plotësuar periudhën e kërkuar të sigurimit, si dhe gjithë personat në ngarkim të atij që vdes, të cilët nuk kanë plotësuar moshën, ose nuk plotësojnë kushtet e tjera për pension, kanë të drejtë të marrin pension kur të plotësojnë moshën.

Ndërsa individët që i kanë përmbushur të gjitha kushtet, por jo atë të paaftësisë, marrin pension, pasi të provohet se janë të paaftë për punë. Bashkëshorti pasjetues që bëhet i paaftë për punë pas 10 vjetëve nga vdekja e bashkëshortit, nuk ka të drejtë për pension familjar.

pensioniste-mk13

Kushtet e përllogaritjes së përfitimeve

Përfitimet afatshkurtra për degët e sëmundjes, barrëlindjes dhe aksidenteve në punë për personat e punësuar, do të llogariten nga qendrat e punës, kurse për personat e tjerë ekonomikisht aktivë, nga zyrat lokale të sigurimeve shoqërore.

Përfitimet afatshkurtra për papunësinë caktohen nga zyrat e punësimit. Dokumentacioni, kriteret dhe procedurat e llogaritjes së këtyre përfitimeve bëhen me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave.

Pensionet caktohen nga zyrat përgjegjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, brenda ditës së fundit të muajit të ardhshëm nga data e pranimit të kërkesës dhe dokumentave të plota e të sakta për pension.

Periudha e përfitimit të pagesës së papunësisë

E ardhura e papunësisë paguhet deri në 12 muaj, sipas kushteve të detajuara edhe në vendimin e qeverisë. Për personat që punësohen me ndërprerje gjatë periudhës 1-vjeçare të përfitimit të papunësisë, afati i saj mund të shtyhet deri në 2 vjet, por me kusht që gjithsej të mos përfitojnë më shumë se 365 ditë kalendarike.

Ndërsa për punonjësit që ndjekin kurset e kualifikimit dhe të rikualifikimit, përfitojnë pagesën e papunësisë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kurseve, në rast se nuk paguhen për këtë periudhë, por jo më shumë se 6 muaj tej afatit 1-vjeçar të përfitimit të papunësisë.

Këtë të drejtë e gëzojnë edhe të siguruarit gjatë kohës së përfitimit të barrëlindjes dhe të pensionit të plotë të invaliditetit. Përfituesi me fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç do të marrë një shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të të ardhurave nga papunësia, por jo më tepër se 30 për qind. Kur njëri nga prindërit është në marrëdhënie pune ose merr pension të plotë, shtesa reduktohet në masën 50 për qind.

“Me kontributet e derdhura garantohet pagesa në para për të kompensuar pakësimin e të ardhurave në një shumë që mbulon të paktën një standard minimal jetese, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni, për pensionistët me datë fillimi deri më 31 dhjetor të 2014-ës, Këshilli i Ministrave ka të drejtë të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi të plotë.

pensionet-e-madheLlogaritja e pensionit të pleqërisë

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara të gjitha dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten kërkesave për përfitimet e reja të pleqërisë, si dhe ato suplementare, apo shtetërore që do të lidhen në muajt në vijim. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë të pleqërisë në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

 Pesë dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten kërkesës paraprake për pension

Kopje e kartës së identitetit ose certifikatë lindje personale me fotografi.

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra).

Libreza e punës.

Diploma e shkollës së lartë (për gratë).

Dosja e dokumenteve që duhet të shoqërojnë kërkesën për pension pleqërie

Kartë identiteti.`

Certifikatë familjare.

Librezë pune.

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës.

Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve.

Librezë kontributesh.

Vërtetim për periudhën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat).

Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë).

Diploma e shkollës së lartë.

Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë.

Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij.

Dëshmi penaliteti, si dhe vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Certifikatë lindje e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë).

Certifikatë martese e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë).

Certifikatë vdekje për fëmije (për nënat me shumë fëmijë).

Vërtetim për Pagesën kalimtare si ushtarak.

Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat.

Vërtetim si kërkues pune.

Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike.

Deklaratë për kompensimin e energjisë.

Vërtetim nga qendra e fundit e punës.

Vërtetim nga gjendja civile.

Vërtetim për llojin e punës (në kushtet e kategorisë së parë).

Deklaratë për vitet e punës.

Dokumentet shtesë për kërkesat mbi pensionet suplementare shtetërore

Kartë Identiteti.

Certifikatë familjare.

Vërtetim i vjetërsisë në shërbim, detyrë apo funksion.

Vërtetim i pagës referuese të detyrës apo funksionit të kryer.

Libreza e punës.

Dëshmi penaliteti.

Dokumente shtesë për pension suplementar mbi titujt shkencor akademikë

Kartë Identiteti.

Dëshmi për marrjen e titullit, ose vërtetim për marrjen e titullit shkencor nga Komisioni i Kualifikimit shkencor ose nga Komisioni i Vlerësimit të titujve.

Vërtetim për kohën e gëzimit të titullit.

Vërtetim për pagën referuese në zbatim të Ligjit nr. 10139, datë 15.05.2009

Dokumentet për transferim pensioni

Certifikatë familjare.

Fotokopje e Kartës së identitetit.

Dokumentet që duhet të dorëzohen për përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike.

Deklaratë për kompensimet.

Fotokopje e kontratës së energjisë elektrike.

Vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla.

Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave të Bashkisë, ose Komunës.

Vërtetim nga Zyra e punës, si punëkërkues për anëtarët e tjerë të familjes.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button