Teknologji

Ndryshoni fjalëkalimet, viruse të rrezikshme po qarkullojnë

piratet-ne-internet-noaNdryshoni “fjalëkalimet” (password) – Virusi “Heartbleed” ka rrezikuar shumë sigurinë në internet. Shumë viruse të tjera qarkullojnë dhe të tjera injektohen vazhdimisht nga keqbërësit Disa firma të teknologjisë, po kërkojnë nga përdoruesit që t’i ndërrojnë të gjitha fjalëkalimet që ata zotërojnë. Edhe platforma e blogjeve të kompanisë Yahoo, Tumblr ka këshilluar përdoruesit e saj për të njëjtën gjë. Një virus i sapo zbuluar, konkretisht virusi “Heartbleed” lajmet për të cilin po jepen gjatë orëve të fundit, besohet se e ka rrezikuar shumë sigurinë në internet, duke ekspozuar miliona llogari të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kartave të kreditit. Ky virus besohet se ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe hackers të ndryshëm mund ta kenë shfrytëzuar atë për më shumë se një periudhë kohore dy vjeçare, pa u vënë re nga askush. Virusi është një kod, i cili është projektuar që t’i mbajë serverat e sigurtë, përkatësisht dhjetëra mijëra server të të dhënave, në të cilat të dhënat ruhen për mijëra faqe interneti web. Ekspertët thonë se duhet të jenë të shqetësuar të gjithë ata që e frekuentojnë internetin ose bëjnë biznes në të. Mendohet se virusi me nofkën “HeartBleed” ka infektuar të paktën 500.000 server të të dhënave dhe e keqja më e madhe e këtij virusi është se, ai nuk vërehet fare nëse është i pranishëm në një server. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe kompania nga Finlanda “Google Security and Codenomicon” sipas të cilës, siguria është rrezikuar pasi softuerët janë prekur aq keq sa që çelësat sekret, fjalëkalimet dhe të dhënat personale, kanë filluar të rrjedhin në publik. “Fjala më e qëlluar është – katastrofë. Në shkallën prej 1 deri ne 10, rreziku është 11” ka shkruar në blogun e tij eksperti i njohur i sigurisë Brucee Schneier. Kompania NCC Group që merret ekskluzivisht me krimin teknologjik dhe piraterinë në internet e përshkruan gjendjen si të tmerrshme dhe kërkon nga gjithë punonjësit e saj, që të ndryshojnë urgjentisht të gjitha fjalëkalimet e tyre, pavarësisht se cilin e-mail apo platformë përdorin ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button