☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,073 ▼ -0.07% ETH $2,259 ▲ +0.48% XRP $1.3532 ▼ -0.21% SOL $84.7600 ▼ -0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Sociale

Në 1 shtator çelen regjistrimet në kopshte

Regjistrimet në kopshtet dhe në çerdhe do të nisin më 1 shtator, dhe kryebashkiaku Veliaj theksoi se këtë herë do të merren parasysh nevojat ekonomike të familjeve.

“Dua të ftoj të gjithë banorët e njësisë 7, në datën 1 shtator do të hapim regjistrimet. Kemi shumë kërkesa, ndaj sigurisht që do kemi parasysh edhe nevojat ekonomike që kanë familjet dhe nevojat që ka lagjja për shërbim. Do të shtojmë edhe stafet në çerdhe e kopshte, për t’u siguruar që kemi sa më shumë edukatorë me sa më pak fëmijë, që secili prej tyre të marrë vëmendje maksimale. Ndihem i lumtur sot, që në Tiranë ndoshta shumë gjëra nuk i kemi ende perfekt, por një nga gjërat që besoj për të cilat jemi të gjithë krenarë, është që niveli i çerdheve e i kopshteve të Tiranës, ku padyshim kanë standarde evropiane”, tha kreu i Bashkisë, ndërsa bëri të ditur se faza tjetër do të fokusohet tek përmirësimi i infrastrukturës së nevojshme për shkollat.

Kopshti nr. 17 në kryeqytet ka përfunduar rikonstruksionin dhe kryebashkiaku Veliaj tha se ato kanë standarde evropaiane. E veçanta e rikonstruksionit të këtij kosphti është se u zbatua projekti pilot me të rinjtë që vuajnë denimin dhe që kanë kontribuar me realizimin e mobiljeve.

“Më vjen mirë që sot jemi bërë kaq shumë për të lënë një gjurmë në rritjen e 120 fëmijëve në Njësinë 7, me një kopësht totalisht të ri, për të cilin nuk do të mjaftonte as një libër për të treguar të gjitha peripecitë, derisa kemi mbërritur këtu. Shumë njerëz shohin gjëra të bukura dhe s’e kuptojnë që vetëm me shpronësime, kontrata, gjyqe, apelime, sa mund duhet për të mbërritur në këtë produkt. Megjithatë, rëndësi ka fundi dhe çdo peripeci ia ka vlejtur kur produkti është kaq i bukur”, theksoi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.