Në 14:30 mblidhet Këshilli i LDK-së, emëron zëvendësministrat?
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, do të mblidhet në orën 14:30, ku do t’i caktojë personat që do të emërohen në postet e zëvendësministrave.
Po ashtu, në këtë mbledhje do të caktohen edhe këshilltarët politik të ministrave, derisa pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet e brendshme në parti.
LDK ka në dispozicion rreth 700 kandidatë të cilët janë propozuar nga degët për t’u emëruar zëvendësministra apo këshilltarë.
Në kabinetin qeveritar të drejtuar nga Isa Mustafa, LDK-së do t’i takojnë 19 zëvendësministra dhe rreth 70 këshilltarë të ministrave, raporton KP.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.