Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,198 ▲ +2.13% ETH $2,144 ▲ +2.86% XRP $1.4291 ▲ +2.53% SOL $90.1300 ▲ +3.49%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Në 15 Tetor, afati i fundit për aplikimet në Bllokun 5 dhe Panaja për kërkim nafte dhe gazi

Dorëzimi i aplikimeve nga kompani të huaja për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure për në zonën për kërkim nafte dhe gazi, Blloku 5 dhe Blloku Panaja në rrethin e Vlorës do të ketë afat deri në 15 tetor, ndërsa për kërkime në blloqet detare për shkak të konsolidimit të të dhënave sizmike, do të shtyhen për një afat tjetër.

Dy kompani, nga më të mëdhatë në botë për kërkim nafte dhe gazi, “Shell” dhe “Delek” aplikuan deri në 15 Korrik pranë AKBN-së për të marrë me Marrëveshje Hidrokarbure zona për kërkim nafte dhe gazi, Bllokun 4 dhe Dumrenë.

Për dy blloqe për kërkim nafte në tokë ne Bllokun 4 ka dorëzuar aplikimet një nga 7 kompanitë më të mëdha në fushën e naftës, si dhe ndër kompanitë me vlerën më të madhe të të ardhurave në botë, “Shell”.

Gjigandi “Shell” aktiv në çdo fushë të industrisë së naftës e gazit, përfshirë kërkimin, prodhimin, rafinimin, shpërndarjen, tregtimin, ka operacione në 90 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë ku punon me ndarje aksionesh në fazë kërkimi me “Petromanas” në zonën e Shpiragut në qarkun e Beratit.

Për bllokun Dumre ka aplikuar një tjetër kompani e madhe, izraelitja “Delek” përmes kompanisë së saj “Navitas Petroleum” Limited, e regjistruar në Netanya (Izrael) dhe e listuar në Bursën e Tel Avivit. “Delek Group” është një nga kompanitë lider në botë që ushtron aktivitet në shumë industri, përfshirë energjinë, naftën e gazin, kërkim dhe prodhim, rafineri, infrastrukturë, parqe energjetike, sigurim dhe shërbime financiare, ka zbuluar më shumë se 40 TCF gaz natyral vitet e fundit, ku aktiviteti përqendrohet aktualisht në Mesdheun lindor në kërkimin dhe shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në Izrael dhe Qipro.

AKBN ka nisur pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dy kompanitë që aplikuan për marrëveshje hidrokarbure për Bllokun nr.4 dhe tre për Bllokun Dumre për kërkim nafte dhe gaz.
Sipas procedurave, subjektet e interesuara paraqitën deri në 15 korrik pranë MEI dhe AKBN aplikimet për të hyrë në Marrëveshje Hidrokarbure për dy blloqet e kerkimit.

Sipas dokumentacionit, pas shqyrtimit më parë nga AKBN, do të do të jetë MEI që do të miratojë ose jo hapjen e negociatave me kompanitë kërkuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.