Ekonomia

Në 15 Tetor mbyllen aplikimet për kërkim nafte në Blloqet C, 5 dhe Panaja

Në datën 15 Tetor do të mbyllet dorëzimi i aplikimeve nga kompanitë e huaja, që kanë interes të hyjnë me kërkime për naftë dhe gaz në Blloqet C dhe 5 dhe në Panaja në qarkun e Vlorës.
Pas zgjedhjes së fituesve, AKBN do të punojë për përgatitjen e Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe do të jetë ministria e Energjisë dhe Industrisë që do të lidhë kontratat përkatëse.
Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka hapur procedurat për fillimin e negociatave mbi termat dhe kushtet kryesore të Marrëveshjeve Hidrokarbure me kompanitë e shpallura fituese për Bllokun 4 dhe bllokun “Dumre” për kërkim nafte dhe gazi me grupin “Shell”& “Petromanas” dhe kompaninë izraelite “Navitas”, pjesë e “Delek group” për Bllokun e kërkimit “Dumre”.
Vlerësimi dhe shpallja e dy fituesve bazohet në programin e investimit dhe historikut të kompanive, me qëllim diversifikimin e investitorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button