Ekonomia

Në 2015, reforma për lehtësimin e bizneseve

Ministri-i-Zhvillimit-Ekonomik-Tregtisë-dhe-Sipërmarrjes-Arben-Ahmetaj-gjate-vizites-ne-nje-biznes-fason-ne-qytetin-e-Beratit-525x350-1Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra Kombëtare e Licencimit gjatë vitit 2015 do të bashkohen, duke krijuar një sportel të vetëm për shërbimet ndaj biznesit, cka rrit eficiencën, ul kostot, kohën, numrin e procedurave, ndërsa do të krijohet Këshilli i Investimeve, që do të mbështesë Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe një hap i përbashkët mes ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me BERZH-in për një forum komunikimi dhe veprimi ndaj problemeve, që bllokojnë zhvillimin normal të biznesit në Shqipëri.
Me këtë hap, synohen zgjidhjet e problemeve proceduriale, luftë pa kompromise ndaj mitmarrjes dhe korrupsionit në funksion të mbështetjes së aktiviteteve prodhuese në vend dhe sidomos, rritjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta, pasi ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për vitin 2015 planifikon një program të posacëm për të realizuar reformën në klimën e biznesit.
Përmes P/buxhetit 2015 në funksion të lehtësimit të klimës së zhvillimit të biznesit, MZHETS do të vazhdojë rrugën e reformave për lehtësimin e procedurave në të gjithë sektorët, për thellimin e reformës për indikatorët e “Doing Business Report”, që parashikon reformë institucionale që të zvogëlojë procedurat, kohën dhe kostot për shërbimet ndaj biznesit.
Pavarësisht përmirësimit prej 40 vendesh në renditjen botërore që u arrit në “Doing Business 2015″, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të vazhdojë punën me grupin ndër-institucional për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të indikatorëve dhe krijimin e lehtësirave të mëtejshme për zhvillimin e sipërmarrjes në Shqipëri.
Gjatë vitit 2015 do të vijojë reforma strukturale në Agjencinë e Zhvillimit të Investimeve të Huaja (AIDA) për ta kthyer në një sportel unik me informacion për gjithë investitorët e huaj, të interesuar të investojnë në Shqipëri.
Reforma institucionale tek AIDA do të mbështesë krijimin e një strukture funksionale edhe në mbështetje të SME-ve, duke ndihmuar zgjerimin e aktivitetit të tyre ekonomik, në mënyrë që produktet “Made in Albania” të gjejnë tregje të reja dhe të zhvillohen me synim, eksportin dhe konkurrueshmërinë në nivel ndërkombëtar.
Monitorimi i sektorëve në zhvillim të ekonomisë, nga manifaktura, turizmi e bujqësia do të vijojë për të analizuar efektshmërinë e masave lehtësuese që po merren në kuadër të reformave sektoriale, si dhe për të mbështetur sektorët me politika të tjera lehtësuese sipas nevojave të rritjes dhe zhvillimit të tyre.
MZHETS po punon për një reformë në krijimin e zonave industriale, zonave të lira ekonomike funksionale. Reforma në këtë cështje synon krijimin e zonave të posaçme zhvillimore me fokus inovacionin dhe prodhimin industrial, ndërsa krijimin e zonave të lira ekonomike, si qendra të prodhimit për eksport.
Kjo reformë pritet të tërheqë drejt vendit investitorë të mëdhenj, të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas, punësimin dhe aktivitetin ekonomik, pa anashkaluar bilancin tregtar, sidomos me partnerët kryesorë tregtarë në Bashkimin Europian.
Me këtë tërësi reformash, MZHETS ve synojmë që të krijojmë më shumë mundësi ekonomike, thjeshtëzimin e procedurave dhe hapave administrative dhe krijimin e një klime optimale për zhvillimet të shpejta në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, për të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button