Ekonomia

Në 2016 nis liberalizimi i tregut të energjisë me konsumatorët e lidhur në tensionin 35 kV

Duke filluar nga viti 2016 do të nisë liberalizimi i tregut të energjisë me konsumatorët e lidhur në tensionin 35 kV.

Burime në MEI bëjnë të ditur se liberalizimi i tregut do të vijojë me konsumatorët e lidhur në linjat 20 kV dhe më tej, edhe për konsumatorët e lidhur në 10 dhe 6 kV.

Këto hapa pritet të bëjnë të mundur që Shqipëria të fillojë të ketë një treg relativisht të liberalizuar, pasi deri në 2018 synohet liberalizimi i plotë i tij, duke krijuar mundësi më të mira edhe përfitime nga konsumatorët.

Një treg i liberalizuar rrit kërkesat nga industritë dhe nxit prodhimin privat të energjisë, ndaj dhe pak ditë më parë ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri ka deklaruar se “po investojmë në interkonjeksion dhe deri në vitin 2020, Shqipëria do të jetë e lidhur me të gjitha vendet fqinje ku opsionet për tregti të energjisë elektrike do të jenë të hapura”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button