☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,360 ▼0.13%
DOW 45,338 ▲0.38%
NASDAQ 20,840 ▼0.52%
NAFTA 103.19 ▲3.56%
ARI 4,550 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
SOL $83.1700 ▲ +2.14%
S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 % S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Në 2021 u dënuan 90 gra për ndërtime pa leje, asnjë burrë ndërtues

Ndëshkimi i personave që ndërtojnë pa leje ka qenë prioriteti i autoriteteve shqiptare, por referuar shifrave në burg nuk janë ndërtues e sipërmarrës që ndërtojnë pallate, por gratë.

Javët e fundit, Top Channel ka raportuar për artisten Mimoza Ahmeti, e cila u dënua me 40 orë punë të detyrueshme nga Gjykata e Tiranës për rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti në Petrelë dhe për Bihane Shabën 74-vjeçaren e proceduar në Shkozë pasi instaloi disa hekura që shtëpia të mos i shembej nga dheu që po shkiste në themele.

Referuar të dhënave nga Open Data Albania, gjatë vitit të kaluar, 90 gra janë dënuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm. Në total për vepra të ndryshme penale janë dënuar 698 gra dhe vajza. 70% e të dënuarave janë për krime dhe 30 % për kundërvajtje penale.

Pak kohë më parë, ministrat Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku ofruan skena të tilla, të habitur nga disa ndërtime pa leje në kryeqytet. Pas kaq javësh këto skena mbetën vetëm në politikën e ditës dhe në arkiva sepse askush nga ndërtuesit që hodhën pallate pa leje apo kate të tera jashtë lejes nuk është penalizuar njësoj si Mimoza Ahmeti apo 75-vjeçarja Bihane Shaba. Shfaqje të tilla mbesin vetëm fasadë, ndërsa ligji vepron vetëm mbi më të varfërit, më të pambrojturit dhe sigurisht mbi gratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.